Problemet që shkakton tek fëmijët mungesa e hapësirës për të luajtur

Life style

Problemet që shkakton tek fëmijët mungesa e hapësirës për të luajtur

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 06:43
Foto ilustrim

Gjatë gjithë kohës jemi të shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve dhe mundohemi të marrim vendimet më të mira për ta. Sidoqoftë, ajo çfarë nuk kemi ditur deri më tani është se fëmijëve u duhet siguruar hapësirë për të luajtur dhe për të eksploruar vet.

Sa më pak të luajnë fëmijët, aq më shumë ndikohen nga tjerët

Në jetët e përditshme, fëmijët vazhdimisht u ekspozohen gjykimeve të të tjerëve dhe kjo i parandalon ata ta eksplorojnë botën. Si rezultat i kësaj, fëmijët mund ta reduktojnë kohën e lojës që të punojnë për lëvdata në mënyrë që t’i kënaqin të tjerët dhe të shpërblehen. Duke luajtur më pak ata do të ndikohen më shumë nga tjerët dhe kjo bën që fëmijët të manipulohen më lehtë. Gjithashtu ata do të ndihen më të stresuar sepse do të punojnë më shumë që t’i kënaqin tjerët në vend që ta shijojnë kohën duke luajtur.

Duke luajtur më pak, fëmijët e humbin ndjenjën e kontrollit personal

Në rastin e fëmijëve, sensi i parë i kontrollit personal ndodh përmes lojërave sepse fillojnë t’i kontrollojnë ndërveprimet e tyre të para me gjërat që i rrethojnë. Sa më pak të luajnë fëmijët, aq më pak të pavarur janë kur mundohen t’i kontrollojnë veprimet e tyre. Nëse fëmijët nuk e mësojnë këtë, ata do të kenë mungesë të kontrollit personal dhe pastaj mund të bien në depresion.

Mungesa e kohës për të luajtur bën që ata të kenë edhe më pak kontroll emocional

Fëmijët humbasin e fitojnë gjatë lojërave, e kjo i inkurajon ata të fillojnë të mësojnë për emocionet dhe si t’i kontrollojnë ato. Ata ballafaqohen me lumturi e palumturi, me ndjenjën e mirë të fitores e me frikën e humbjes dhe, më e rëndësishmja, nëse fëmijët nuk u ekspozohen këtyre ata përfundojnë duke mos mësuar se si të ballafaqohen me dhimbjet. Sa më pak që luajnë, aq më pak kontroll emocional do të kenë.

Mungesa e lojës e ngadalëson zhvillimin e fëmijëve

Stilet e ndryshme të lojërave u zhvillojnë atyre tipet e veçanta të personaliteteve. Si rezultat, fëmijët zhvillojnë interesa dhe kompetenca që janë të përshtatshme me stilin e tyre të personalitetit dhe të jetesës. Ata fillojnë të kuptojnë se çfarë iu pëlqen e çfarë jo, duke i lejuar të marrin vendime të pavarura në varësi të interesave që kanë. Nëse fëmijët nuk luajnë, ata nuk do të jenë të aftë të punojnë për zhvillimin e tyre si njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat