Ëndrrat seksuale dhe kuptimi i tyre

Life style

Ëndrrat seksuale dhe kuptimi i tyre

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

A ka ndodhur ndonjëherë të shihni ndonjë ëndërr të papërshtatshme dhe të mendoni se çfarë është duke ju thënë nënvetëdija.

Sipas një studimi të ri në Britani të madhe, gjysma e britanikëve ëndërrojnë për seks, ndërsa 15% e tyre kanë menduar të kryejnë marrëdhënie si psh. me kolegët e tyre.

Psikologët e kanë parë të rëndësishme që t’i shpjegojnë ëndrrat, e sidomos ato seksuale dhe të i shohim kuptimin e tyre, raporton “Daily Star”.

Në këtë artikull do i gjeni kuptimin e ëndrrave më të zakonshme seksuale që i shohin në përgjithësi të gjithë njerëzi.

Të tradhtoheni nga partneri

Interpretimi: Ndonjëherë një ëndërr e tillë është duke i treguar personit që tradhtia është duke ndodhur në të vërtet. Ndërgjegjshmëria është e ndjeshme ndaj të dhënave delikate që në mënyrë të pavetëdijshme nuk vërehen.

Por, një person që ka mungesë të besimit mund të shoh ëndërr të tillë.

Seksi me ndonjë person të papërshtatshëm, si p.sh me ndonjë koleg apo kolege në punë

Interpretimi: Nuk është e pazakonshme që njerëzit të të tërhiqen ndaj njëri tjetrit. Përgjithësisht në një ambient pune miqësore, shumë shpesh ndodhin edhe fantazi të tilla. Shumica e ëndrrave janë të bazuara në jetën tonë të përditshme.

Meshkujt e kanë parë vetën shtatzënë (1 në 25 persona e kanë parë këtë ëndërr)

Interpretimi: Shumë shpesh, meshkujt ndjenjë empati ndaj partnereve të tyre dhe kështu përjetojnë edhe simptoma të shtatzënisë dhe këtë më së miri e shprehin në ëndrra.

Në gjuhën simbolike, kjo ëndërr nënkupton që diçka e mirë dhe pozitive po ndodh në jetën tuaj.

Të zhveshur në publik

Interpretimi: Zakonisht këto ëndrra ku turpëroheni zbulon disa emocione brenda jush.

Mund të jetë një mosmiratim i sjelljeve shoqërore. Mirëpo, në shumë raste një ëndërr e tillë, reprezenton lirinë.

Pavetëdija jonë është shumë e dijshme si një shoqe/shokë dhe si një mbrojtës e jona. Mund të na inkurajojë dhe të na stimuloj nëse nuk jemi duke i arritur gjërat ashtu siç dëshirojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat