Sa shpesh duhet t’i lani jastëkët dhe në cilën mënyrë është më së miri t’i lani?

Life style

Sa shpesh duhet t’i lani jastëkët dhe në cilën mënyrë është më së miri t’i lani?

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 06:28
Foto ilustrim

Jastëkët thithin djersën, pluhurin, jargët, preparatet të cilat i vëmë në flokë, në ta shtresohen qelizat e vdekura të lëkurës dhe është e nevojshme më shpesh t’i lajmë seç mendojmë.

Të gjitha ato që i përmendëm më sipër mund të shkaktojnë apo të përkeqësojnë alergjitë, të ndikojnë keq në imunitet, por edhe të rrezikojnë gjumin e mirë.

Disa njerëz nuk praktikojnë t’i lajnë jastëkët, ndërsa të tjerët i lajnë shumë rrallë. Veç kësaj, është mirë rregullisht t’i ajrosim, jastëkët është mirë të lahen një herë në tre muaj.

Si t’i lajmë jastëkët në rrobalarëse?

• Para së gjithash sigurohuni për mirëmbajtjen, lexoni etiketën e cila gjendet në jastëk. Nëse lejohet të lahet në rrobalarëse, lajeni në të.

• Në vend të zbutësit qitni dy lugë uthull. Ka efekt antibakterial dhe efekt zbutës dhe nuk do të lërë aromë.

• Futini në rrobalarëse dy jastëkë, sepse vetëm një mund të “kërcejë” nëpër kazan.

• Thajini në ajër të pastër, më së miri në diell. Shtrijini në ndonjë vend të përshtatshëm, në vend që t’i varni në varëse.

Si t’i freskoni jastëkët?

Qitini në diell që të freskohen, sa më shpesh që të jetë e mundshme.

Mund në ta të qitni edhe disa pika vaj eterik. Rekomandohet çaji kinez, sepse ka efekt antibakterial.

Vajin mund ta shtoni edhe në spërkatës me ujë me të cilin do t’i spërkatni jastëkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat