Test / A jeni mirënjohës?

Life style

Test / A jeni mirënjohës?

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Mirënjohja është një gjendje falënderimi, një akt mirësie që na bën të ndihemi të përulur, sepse pranojmë që jemi objekt i një akti mirësie, shërbimi ose interesi nga ana e një njeriu tjetër, një akt që ndërton dhe forcon.

Nuk di se si të zgjidhësh një problemë në matematikë, ndaj babai të ndihmon se si ta zgjidhësh. Ti…

a. E përqafon fort. Je shumë i kënaqur që është i zoti në matematikë dhe që të ndihmon.

b. Je i kënaqur që e zgjidhe dhe kalon në problemën e radhës.

c. Ndihesh i frustruar. Nuk është e drejtë që ai të zgjidhë me kaq lehtësi këto problema matematike, ndërsa për ty janë kaq të vështira.

Po ecën me disa shokë për në shkollë dhe sheh një nga shokët e klasës që po ecën vetëm. Ti…

a. E thërret dhe e fton të bashkohet me ty dhe shokët e tjerë.

b. E përshëndet kur i kalon para.

c. E injoron. Nuk do që shokët e tu të mendojnë që je i çuditshëm, vetëm sepse i flet.

Mamaja të përgatit darkën, siç bën çdo mbrëmje. Ti…

a. E falënderon dhe i kujton se sa e rëndësishme është ajo për ty. Vendos që të lash enët pas darkës, në mënyrë që ajo të çlodhet.

b. Gëzohesh kur sheh që mamaja ka gatuar ushqimin tënd të preferuar.

c. Ha me shpejtësi dhe largohesh. Duhet të dalësh me shokët.

Sot ishte një ditë jo e mirë. Kur shkon në shtëpi…

a. Lutesh. Edhe pse gjërat kanë shkuar jo mirë mendon se sa e bekuar je.

b. Mundohesh të harrosh, por dita e kaluar ju ka mërzitur dhe sikletosur shumë.

c. Rri e mërzitur gjatë gjithë mbrëmjes. Përse ndonjëherë jeta është kaq e vështirë?

Mikja juaj organizon një festë surprizë për ty, duke harruar që ti nuk i ke qejf surprizat. Ti…

a. I thua që është një mike e jashtëzakonshme dhe e falënderon që të ka organizuar festën.

b. Buzëqesh dhe i përshëndet të gjithë, pastaj shërben tortën.

c. Qesh para të tjerëve, por thellë-thellë je e inatosur.  

Më shumë A

Je mirënjohëse për çdo gjë pozitive që të ndodh në jetë. Mundohesh ta jetosh jetën me shpirt mirënjohjeje. Vazhdo të falënderosh me fjalë dhe me veprime.

Më shumë B

Ndonjëherë harron të falënderosh për gjërat për të cilat je mirënjohëse. Kujtohu që njerëzit nuk mund të lexojnë mendimin, ndaj është e rëndësishme që të shprehësh mirënjohjen.

Më shumë C

Mund ta kesh të vështirë të jesh mirënjohëse. Mundohu të kuptosh kur të afërmit, miqtë, prindërit dhe të tjerët bëjnë gjëra të mira për ty, pastaj shfaq mirënjohje kundrejt tyre. Do të habitesh se sa shumë do të të bëjë të lumtur mirënjohja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat