Disa shenja që tregojnë se ka rënë në dashuri me ty

Life style

Disa shenja që tregojnë se ka rënë në dashuri me ty

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 08:44
Ilustrim

Është e zakonshme të mendoni për tjetrin se a ka ndjenja për ju apo jo. Kjo për arsyje që nuk jeni i sigurt të bëni ndonjë lëvizje për shkak që friksoheni se mund të refuzoheni.

Mirëo disa psikolog kanë bërë hulumtime për t’i gjetur disa veprime që i bëjnë njerzit kur tërhiqen nga dikush tjetër.

Këto janë:

Ka reprocitet

Një nga treguesit më të mëdhenj është reciprociteti në ndërveprime, kjo do të thotë  se në biseda të dy jeni të barabartë, nuk jeni ju personi i vetëm që bëni pyetje.

Ju shikon në mënyrë të veçantë

Julie Krafchick ekspert i lidhjeve, ka thënë se dashuria e disa persona dallohet në sytë e tyre, në mënyren se si e shikojnë njëri-tjetrin.

I pëlqen aroma juaj

Nëse dy persona janë të tërhequr nga njëri-tjetri për shkak të aromës së tyre kjo do të thotë se nga të dy ka interesim për lidhje

Janë kuriozë për ju dhe mban në mend detaje të rastësishme për ju

Nëse dikush ju pëlqen do të jetë kuriozë për ju, dëshirojnë të bëjnë pyetje rreth jetes suaj që të njihen më mirë me ju.

Gjejnë mënyra për të pasur kontakt fizik

Është e vërtetë se në disa raste veprimet janë më të rëndësishme se sa fjalët. Shenja më e madhe e një tërheqje në mes dy personave është prekja fizike.

Mirëpo mënyra e vetme për të ditur sigurt nëse dikush është i interesuar për ju atëherë duhet që tjetri ta shpreh dashurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat