Pse komunikimi nuk është gjëja më e rëndësishme në një lidhje?

Life style

Pse komunikimi nuk është gjëja më e rëndësishme në një lidhje?

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Eksizton një besim popullor se “komunikimi” është gjëja më e rëndësishme në një marrëdhënie. Kur çiftet kërkojnë këshilla nga të tjerët shpesh shprehen se problemi i tyre është “komunikimi”. Dhe gjithçka çfarë ata duan është të rregullojnë lidhjet e tyre përmes komunikimit. Pra, me pak fjalë besojnë se komunikimi është në të vërtetë shkaku i problemeve të tyre. Mirëpo, sipas studimeve të fundit rezulton se nuk është komunikimi çelësi i një marrëdhënieje të lumtur.

“Kimia” mes çiftit është gjëja më e rëndësishme në një marrëdhënie.

Po, komunikimi është i rëndësishëm, por nuk është gjithmonë gjëja më e rëndësishme. Kimia është ajo ndjenja që të lidh me dikë dhe ndonjëherë nuk duhen shumë fjalë për ta kuptuar njëri-tjetrin.

Pra, lexues të dashur, nëse mesh jush ka kimi, ju do ta gjeni edhe urën e komunikimit. Ju mund të flisni me orë të tëra me një person, por nëse nuk ka ndjenjë dhe një lidhje të fortë mes jush, marrëdhënia nuk mund të funksionojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat