Zhdukni rrudhat poshtë syve me vezë dhe gjalpë

Life style

Zhdukni rrudhat poshtë syve me vezë dhe gjalpë

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 15:43
Ilustrim

Sa herë që bëhet fjalë për të bërë maska për fytyrën në kushte shtëpie, një nga produktet kryesore është veza.

Proteinat, vitaminat, mineralet që gjejmë tek veza, kryesisht tek e bardha, e bëjnë atë një nga produktet më të domosdoshme për kujdesin e lëkurës dhe mbi të gjitha pa shpenzuar shumë para.

Sot do t’ju sjellim një maskë që do t’ju vijë në ndihmë për rrudhat në zonën e syve, pjesa delikate e fytyrës.

Ju nevojitet vetëm e bardha e vezës dhe gjalpi. Në një tas përzieni këto dy produkte, dhe maska është gati.

Vendoseni këtë përbërje në fytyrë me ndihmën e shamive prej letre për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Aplikoni këtë maskë të paktën një herë në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat