Ide jo e mirë! Mos vendosni kurrë hudhër në vagjinën tuaj

Life style

Ide jo e mirë! Mos vendosni kurrë hudhër në vagjinën tuaj

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 18:37
Ilustrim

Në listën e gjërave që nuk duhet të vendosni në vagjinën tuaj, shtohet edhe një që ndoshta ju kurrë më parë nuk e kishit menduar: hudhra!

Por, siç shkruan gjinekologia Jen Gunter në një postim të fundit në blogun e saj, gratë e ndryshme në botë po përpiqen të trajtojnë infeksionet vagjinale të tipit maja me hudhër. Dhe kjo është absolutisht një ide jo e mirë!

Infeksioni maja është një infeksion kërpudhor. Dhe hudhra duket se ka veti anti-kërpudhore, shpjegon doktoresha. Por, këtu ka më shumë se disa çështje për t’u diskutuar. Së pari, hudhra duhet të copëtohet për të marrë efektin që ne duam.

“Imagjinoni këtë gjë në vagjinën tuaj, ku përveçse ju e “ndizni” flakë zonën sepse hudhra ka veti djegëse, ju i aktivizoni bakteret e mundshme që mund të ngjiten në hudhër”, shkruan Dr.Gunter.

E nëse mendoni një alternativë tjetër, që të fusni copat e hudhrës në një garzë dhe atë më pas ta vendosni brenda në vagjinë, kjo gjithashtu nuk është një ide e shkëlqyeshme.

Hudhra nuk do të jetë në kontakt direkt me indin tuaj dhe nuk ka gjasa që të japë efektin që ju dëshironi për të luftuar infeksionin dhe madje ka shumë mundësi që garza të shkaktojë acarim.

Cila grua i dëshiron gjithë këto pasoja të pakëndshme për veten? Mendojmë se askush! Ndaj, nga sot vajza mos e bëni më!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat