Zgjidhni një nga fotot dhe zbuloni se si është marrëdhënia juaj në çift

Life style

Zgjidhni një nga fotot dhe zbuloni se si është marrëdhënia juaj në çift

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 11:13
Ilustrim

Një nga figurat që do të zgjidhni në fotografi, do të zbulojë disa anë tuajat që ndoshta i dini por nuk guxoni t’i thoni me zë të lartë!

Figrua 1/ Marrëdhënie e distancuar

I jepni përparësi marrëdhënieve fizike, nuk doni shumë përfshirje emocionale. Kërkoni të ruani pavarësinë tuaj, jeni ju ai/ajo që udhëhiqni lojën në çift.

Figura 2/ Marrëdhënie e sigurtë

I jepni shumë rëndësi raportit fizik dhe nuk druheni të përfshiheni edhe shpirtërisht. Jeni të sigurt dhe ndiheni rehat në marrëdhëniet intime sepse keni aftësinë të ruani raporte të ngushta me partnerin, pa hequr dorë nga pavarësia juaj.

Figura 3/ Marrëdhënie e ndrojtur

I shmangni gjithmonë marrëdhëniet intime sepse keni frikë mos ngeleni të zhgënjyer. Ju mungon siguria në vetvete dhe besimi te të tjerët. Kjo frikë rrezikon t’ju çojë në izolim total.

Figura 4/ Marrëdhënie e ekuilibruar

Njëri nuk e përjashton tjetrin, përkundrazi, forcon stabilitetin në çift. Një nga cilisëitë tuaja më të mira është që vlerësoni individualitetin e çdokujt, pa iu imponuar. Jeni bujarë dhe ndani gjërat tuaja me të gjithë, duke ruajtur ekuilibrin në çdo marrëdhënie, sidomos në çift.

Figura 5/ Marrëdhënie e ndërlikuar

Jeni të lumtur që jeni në një marrëdhënie dhe deri këtu gjithçka shkon mirë, por kjo nuk duhet të jetë arsye për t;u ndarë me pjesën tjetër të botës. Për ju, miqtë janë të rëndësishëm prandaj marrëdhënia nuk duhet tju mbajë larg prej tyre.

Figura 6 / Marrëdhënia e shqetësuar

E lini veten të përfshiheni shumë në një marrëdhënie intime, eksperimentoni, komunikojini emocionet tuaja dhe krijoni besim te tjertri. Kujdeseni për partnerin sikur të ishte njeriu i vetëm në botë dhe të vuante nga diçka...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat