Të gjitha nuk paskemi ditur t’i veshim reçipetat, gabimi më i madh që bëjmë gjithmonë

Life style

Të gjitha nuk paskemi ditur t’i veshim reçipetat, gabimi më i madh që bëjmë gjithmonë

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 18:36
Ilustrim

Duhet të përqendroheni, sepse ajo që do ju themi mund t’ju ndryshojë jetën. Shumë nga ne, mesa duket i kemi mbërthyer reçipetat gabim gjithë kohën. Gjithmonë.

Sipas BuzzFeed, më shumë sesa gjysma e grave pranojnë që i mbërthejnë reçipetat përpara dhe pastaj i rrotullojnë ato, i vendosin mbi gjoks dhe vazhdojnë me jetën e tyre. Më pak se 40% thonë që i vendosin në pozicionin e duhur para se t’i mbërthejnë pas.

Mësohet që kjo është mënyra e rekomanduar, duke qenë se ajo kërkon më pak tërheqje mbi reçipetat, gjë që u jep më shumë jetëgjatësi, por, sigurisht, nëse nuk mund t’i mbërtheni reçipetat nga pas ose preferoni metodën e parë, specialistët thonë që është ok, mjafton të mos fusni krahët në të njëjtën kohë dhe t’i ngrini lart, duke shtrirë rripat.
Megjithatë, ju veproni si të doni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat