Shmangni rënien e flokëve duke përdorur këto pesë ushqime

Life style

Shmangni rënien e flokëve duke përdorur këto pesë ushqime

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 12:25
Ilustrim

Rënia e flokëve është një problem që shqetëson jo pak femra, dhe që për fat të keq nuk gjen zgjidhje brenda natës, por kërkon një kohë të gjatë për t’u trajtuar.

Përpara se të kaloni tek mjekimet e produktet kozmetike qe duket se trajtojnë “majën e problemit” duhet të bëni disa ndryshime në regjimin ushqimor për ta trajtuar këtë problem që në rrënjë.

Spinaqi është i pasur në vitamina, minerale, potassium, calcium, hekur dhe acide yndyrore të shëndetshme. Të gjitha këto kontribuojnë në shëndetin e flokëve dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Salmon- Acidet yndyrore omega 3 të gjendura me shumicë tek salmon trajtojnë rënien e flokëve që në nivel qelizor. Hidratojnë skalpin dhe rrënjet e flokëve.

Bishtajoret, të pasura në proteina ushqejnë rrënjët e flokëve dhe parandalojnë elektrizimin e flokëve.

Veza- Ky ushqim është një nga burimet më të mira të proteinave dhe një regjim i pasur ushqimor me proteina përkthehet në flokë të shëndetshëm të gjatë dhe të forte

Frutat e thata janë të pasura në vajra esencialë që jo vetëm ushqejnë folikulat e rrënjët e flkëve , por hidratojnë dhe shkëlqejnë lëkurën e trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat