Miqësia e vërtetë dhe cikli i jetës

Life style

Miqësia e vërtetë dhe cikli i jetës

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 15:12
Ilustrim

Miqësia është një lule e rrallë, që duhet kultivuar dhe rritur me kohën. Shpesh krahasohet si një lidhje dashurie për nga rëndësia që ajo ka…

Miqësia e vërtetë dhe mirëqenia psikologjike

Të mund të mbështetesh te gatishmëria dhe ndihma pa asnjë interes e miqve, përfaqëson një element shumë të rëndësishëm. Në psikologji një mik i mirë që të jep mbështetjen e duhur njihet si një prej ndihmave më të mëdha për të përballuar ngjarje të jetës jashtëzakonisht stresuese siç mund të jenë divorci, vdekja e dikujt, sëmundjet, lindja e një fëmije, problemet financiare apo edhe problemet në punë. ‘Një mik i mirë njihet në ditë të vështirë’ thotë një shprehje e urtë dhe kur në ditët e vështira e ke pranë një të tillë, mund të ndihmojë shumë shëndetin psikologjik dhe t’i japë një dozë të mirë gjallërie mirëqenies psikologjike.

Në të mirë dhe jo vetëm në të keq

Paradoksalisht është më e thjeshtë t’i qëndrosh pranë një mikeje në momentet e vështira se sa në fazat e transformimit dhe të rritjes, edhe pse e duam shumë atë. Por në momente të caktuara të jetës, atëherë kur ne kemi nevojë për të (qoftë edhe për të ndarë një lajm të mirë) mikesha nuk është pranë nesh dhe këtu biem në kundërshtim me veten. Shpesh bëjmë gabimin e pavetëdijshëm kur fillojmë dhe gjykojmë se përse nuk kemi marrë mbështetjen e duhur. Duhet të pyesim veten, mbi të gjitha, nëse në të kaluarën na ka dhënë prova dashurie apo jo. E nëse përgjigjja është ‘jo’, një mik mund ta pyesësh pa droje nëse mund t’i japë më lidhjes miqësore apo jo.

Një lloj ‘dashurie’

Ajo që i bën miqësitë të zgjasin në kohë është aftësia për t’u përballur me ndryshimet. Megjithatë, është e pamundur të kuptosh se çfarë dallimi ka karakteri juaj dhe ai i mikut apo mikeshës. Këto diferenca kuptohen me kalimin e kohës. Ashtu si një lidhje dashurie, edhe miqësia fillon zakonisht me ‘dashurinë’, një shkëndijë si shenjë afërsie apo përputhjeje, një moment kur pëlqehesh, por më pas, me kalimin e kohës dhe rritjen, janë të domosdoshëm përbërës të tjerë, si besimi reciprok, pranimi dhe aftësia për t’u kujdesur për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat