Si të pastroni më lehtë stolitë e arit me mjetin të cilin me siguri e keni në kuzhinë

Life style

Si të pastroni më lehtë stolitë e arit me mjetin të cilin me siguri e keni në kuzhinë

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Do të bëhen si të reja dhe nuk do t’ju nevojiten kimikate të nevojshme as mjete të veçanta!

Shpesh nuk dimë saktësisht cila është pastërtia e arit nga i cili është punuar stolia, andaj mos e rrezikoni dëmtimin.

Në një tepsi përzieni ujin e ngrohur pak dhe dy lugë të vogla detergjent enësh. Uji nuk duhet patjetër të jetë i vluar, por vetëm i ngrohtë, në mënyrë që të “lirojë” shtresat në sipërfaqe të stolisë.

Qitni stolinë dhe lëreni në ujë së paku 20 minuta, më së miri është deri në 45 minuta.

Lëngu do të futet në vrima, nëse ka, ndërkaq shkuma e detergjentit do të zbërthejë shtresat.

Stolia e arit e cila nuk është tepër e ndotur do të jetë e pastër pas zhytjes, mirëpo, nëse është e nevojshme, mund ta fërkoni pak më shumë me një brushë sa më të butë, në mënyrë që të mos e gërvishtni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat