E tërë jeta kalon për të BUKURËN , çdo gjë që punon krijon njeriu synon të jet e bukur , e bukur të jet shtëpia, dhoma, kuzhina, interieri, automjeti, i bukur të jet kopshti, drunjet, lulet natyra , e bukur të jet piktura, skulptura, të jen të bukura veshmbathjet dhe i bukur të jet njeriu .
Prandaj enziston shkolla e dizajnit pra për të bër gjithëqka bukur , Pra krejt investimet tona në finale shkojn për bukuri .
Pse tek ne nota e të bukures është në nivel më të ulet se sa tek njerëzit të tjerë. Nëse bukuria vlersohet me nota nga 1-5 ne ndalemi ne note 1.2 dhe 3 për shumicën e gjerave duke menduar se është maksimumi i të bukuris. Bukuria shihet me sy por edhe degjohet , nje njeri normal që din të vlerson bukurinë zbret në aeroportin e Prishtinën dhe kah të shkon ne cilin do drejtim deri ne Ferizaj, Pejë, Prizeren,Mitrovicë, Gjilan, Gjakove do ti shef stagnimet E TË BUKURES kudo që i bien shiqimi .
Gati se asgje nuk është si duhet në vendin e vet ! Te kqiat që ben ndotje vizuele të bukuris normale tek ne mendoj se jan :
1. arkitektura, renditja dhe ngjyra e fasadave të ndërtesave dhe shtepive të pa perfunduarara kurre .
2. Pullazet e shtepive , garazhave , dyeve dhe mureve te mjerueshme e te pa perfunduara kurre ! Te kombinuara me materiale te ndryshme .
3 . Reklanat e bizneseseve pran rruges pa norma , te tepruara , jo në vend të duhur, te shtrembuara , të demtuara , me gabime drejteshkrimire , pengojn ne kembesore dhe komunikacion , natën disa pengojn fqinjet me drita te forta !
4. Gjelbrimi , drunjet pa planë, pa vende adekuate, pa forma të krasitjes pa mirëmbajthe dhe të pa mjaftueshme, shum të demtuar të pa zavendësuar ! ..
5. Shtyllat elektrike te teperta, të shtrembuara, te sterngarkuara me tela që e kan ngulfat ambientin dhe qiellin mbi hapsira publike dhe rrugë !
6. Automjetet e demtuara shumë në rrugë që qarkullojnë , autoparqet në munges dhe automjetet e parkuara shtremte, dredhte, vend e pa vend !
7. Prezantimi i artikujve ushqimorë dhe atyre industrial jashtë dyqaneve , para dyqaneve ne trotuare dhe rrugë, japin imazh sikur rrugët e bombarduara ! pa asnje shije të bukurise , te higjienes dhe etikes !
8. Vendëgrumbullimi i metaleve dhe automjeteve te prishura pran rruges japin imazh te keq vendit .
9. Mungesa e zonave industriale dhe renditja e bizneseve teper e dobet , në qarshi zbrazet kamioni me hekura, dyer e dritare , aty afer ke hotelin , qebaptore, autogarazhe, kepuctore , teras restorani , dhe prodhues te gilinderave ! Biznese qe pengohen mes veti !
10. Lëvizjet e njerzëve ! Shumica ecin si të shtrembuar , kaladredhtë , duke e kthy koken mrapa e duke e shiquar ate qe kalou pran ti ! Duke qenë kurreshtarë për gjithêqka që sheh, kombinimi i garderobes tek disa qatrafel , dhe shum njerez me dhemb të prishur !
Keto jan 10 pika të BUKURISË që jan në nivel shum të ulët në vendin tim të dashur e që syri i njerzëve të mi është mësue me këto « bukuri » të shëmtuara . Po të kisha mundësi këto gjera do ti ngritësha ne nivel të duhur, normal sikur ne vendet normale të botes !!!