4 ide të minutës së fundit për të veshur gjatë festave!

Life style

4 ide të minutës së fundit për të veshur gjatë festave!

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:05

Për disa prej nesh, sezoni i festave të Dhjetorit, ashtu  si dasmat në verë, kthehen në një stres, pasi problemi më i madh është përzgjedhja e veshjeve. Kjo, pasi jemi mësuar që ta lëmë në momentin e fundit për të zgjedhur çfarë do të veshim gjatë festave të fundvitit.  Kështu  asnjëherë nuk gjejmë veshjen perfekte, që të na tregojë sa provokues,aq  edhe sharmant.

Koloret dhe materialin e copës që na sugjeron “Bazar”, janë të forta por të përshtatshme për çdo dhjetor. Kombinimet perfekte për festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, fillojnë nga fustanet vetvet deri tek kostumet.

Çdo gjë velvet:

Pavarësisht nëse janë stil i viteve ’60, ’90 apo tani, veshjet velvet për Krishtlindje do të jetë  gjithmonë në modë. Për kombinim do të ishtë perfekte një çante velvet ose bizhu të atillë. Nuk është mirë që në një veshje velvet si aksesorë të përdorni edhe çantën edhe varse ose vathë, pasi do të dukeni të mbingarkuar. Gjë që ju nuk do ta dëshironit pasi përshtypja në publik sdo të ishte aspak  impresionuese.

Veshjet me temina:

Shkëlqimi është epiteti që do i shkonte përshtat  festave të dhjetorit. Si mundësi zgjedhje një fustan më temina dhe xixëllima, do na bënte më vezëllues sa vetë dielli,  duke u kthyer në dritën dhe atmosferën e festës.

Fustani i zi

Ngjyrës së zezë nuk i gjendet fundi jo vetëm në kombinime, por edhe në përdorim. Me një fustan të zi do të dukeni gjithmonë sexy dhe klasikë.

Kostumet:

Nëse dëshironi të bini në sy por pa u munduar shumë, zgjedhja do të jetë gjithmonë një kostum. Kështu mund të jeni edhe komfort edhe tërheqës në çdo sezon festash, jo vetëm në dhjetor.

Image

Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat