Pastrimi i këpucëve të lëkurës nga njollat

Life style

Pastrimi i këpucëve të lëkurës nga njollat

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 09:32
Ilustrim

Njollat në pantallonat dhe këpucët e lëkurës lehtë do të eliminohen me përzierjen e uthullës dhe ujit të ftohtë

Ju nevojiten brusha e këpucëve, sapuni, shishja me spërkatëse, uthulla, regjeneratori i flokëve, peshqiri dhe spreji për këpucë lëkure.

Më parë duhet pastruar me brushë këpucët në mënyrë që të eliminoni pjesët e mëdha të ndotjeve. Pastaj njomni peshqirin dhe fërkoni me sapun.

Butësisht pastroni këpucët. Pastaj në shishe me spërkatëse përzieni në masa të barabarta uthullën dhe ujin e ftohtë dhe përzierjen tundeni mirë që të bashkohet në tërësi.

Spërkatini këpucët në pjesët në të cilat shihen gjurmë kripe. Me leckë të thatë fshini këpucët dhe lyeni me regjenerator flokësh.

Pastaj fshini këpucët në mënyrë që ta eliminoni sasinë e tepërt të regjeneratorit të flokëve. Edhe një herë fshini këpucët në mënyrë që ta eliminoni sasinë e tepërt të regjeneratorit.

Spërkatni këpucët me sprejin për këpucë lëkure dhe e gjitha përfundon këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat