Lëkurë patateje + lëng limoni dhe lamtumirë njolla kafe, shenja dhe puçrra; Maska që do ju ndryshojë çehren e fytyrës

Life style

Lëkurë patateje + lëng limoni dhe lamtumirë njolla kafe, shenja dhe puçrra; Maska që do ju ndryshojë çehren e fytyrës

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 09:34
Ilustrim

Nëse deri më sot i keni hedhur lëkurat e patateve në koshin e mbeturinave, pasi të mësoni se sa shumë mund të përfitoni nga to, do t’i gatuani vetëm për të marrë lëkurën

Patatet janë të pasura me vitaminë B dhe C, mund të parandalojnë rrudhat dhe t’i japin shkëlqim lëkurës suaj.

Lëkura e patates mund të përdoret dhe për trajtimin e flokëve. Mund t’u japin shkëlqim dhe të ndihmojnë flokët tuaj të rriten më shpejtë.

1. Qëroni 3-4 kokrra patate dhe lëkurat shtrydhini në një shtrydhëse..
2. Lëngun që përftuar aplikojeni direkt në skalpin e kokës e masazhojeni për pesë minuta.
3. Lëreni për 15 minuta të tjera.
4. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë

Lëkurat e patates kanë veti të fuqishme zbardhuese dhe mund t’i japin shkëlqim çehres suaj.

Përgatitja:

1. Qëroni patatet.
2. Fërkoni sipërfaqen e brendshme të lëkurës së patates në fytyrën tuaj. Lëkura duhet të jetë e freskët dhe të përmbajë lagështi.
3. Mund të shtoni pak lëng limoni në lëvozhgën e patates, për të përshpejtuar procesin. Këto 2 përbërës kur kombinohen do të ndihmojnë në zbehjen e njollave dhe zbardhjen e lëkurës tuaj.
4. Duhet të dini që lëngu i lëkurës së patates të qëndrojë në fytyrën tuaj derisa të thahet.
5. Shpëlajeni lëkurën me ujë të ngrohtë.

Shënim

Aplikojeni rregullisht për të parë rezultate efektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat