‘Djemtë e këqij’ nuk janë për femra të rritura – kërkoni burra të vërtetë

Life style

‘Djemtë e këqij’ nuk janë për femra të rritura – kërkoni burra të vërtetë

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 12:30
Ilustrim

Çdo femër e ka një periudhë ku tërhiqet pas “djemve të këqij” – apo ndryshe pas djemve që i thyejnë të gjitha rregullat.

Zakonisht femrat dashurohen pas këtij lloji të meshkujve në adoleshencë apo në vitet e hershme të 20’ta.

Por, nëse jeni në vitet tuaja të 30’ta dhe ende josheni pas një mashkulli që merr pushim në punë çdo të hëne sepse ka festuar shumë gjatë vikendit, atëherë duhet ta ndryshoni këtë.

Meshkujt që refuzojnë të rriten nuk do të ndryshojnë

Vetëm se jeni rritur kjo nuk nënkupton se nuk ju pëlqejnë të njëjtat hobi që ju kanë pëlqyer para një dekade.

Por, shanset janë se kur të rriteni jeni më të vetëdijshëm për pasojat dhe e kuptoni se nuk ia vlejnë.

Nëse ju pëlqejnë meshkujt që qëndrojnë deri vonë me miqtë dhe të nesërmen kanë projekte të rëndësishme, atëherë kjo është shenjë e papjekurisë – e posaçërisht kur tjerët varen nga ai.

E meritoni dikë që i vlerëson ndjenjat tuaja

Lidhjet më të mira janë ato ku që të dy jeni të kënaqur.

Nëse jeni në lidhje me dikë që bën gjëra kur ai dëshiron, ku ai dëshiron dhe nuk e konsideron atë çfarë ndjeni ju, atëherë do të përfundoni keq.

Nuk ka asgjë më seksi sesa stabiliteti financiar

Askush nuk dëshiron t’ia paguajë faturat mujore të dashurit pa pasur ndonjë plan për t’u përmirësuar në të ardhmen.

Nëse ai është i papërgjegjshëm, nuk interesohet për punë dhe ju i merrni të gjitha përgjegjësitë, atëherë kjo është e dëmshme.

Djemtë e këqij shpeshherë nuk kanë plane

Mundi për t’i planifikuar pesë vitet e ardhshme të jetës është gjë e lodhshme, por është diçka që gjithsecili duhet ta ketë parasysh.

A dëshironi të shpërnguleni? A dëshironi të filloni familje? A dëshironi të rriteni në pozitë?

Një mashkull që nuk ka fare ide për të ardhmen do të përfundojë duke jua shpenzuar kot kohën.

Çdo lloj dënimi ligjor e pengon atë në shumë aspekte

Ndonjëherë bëjmë shumë gjëra budallaqe. Është pjesë e procesit të rritjes.

Por, nëse mashkulli juaj është futur në burg për ndonjë sjellje të panevojshme, shanset janë se nuk ka mësuar nga incidenti.

Kjo pastaj mund ta parandalojë atë dhe ju që të gjeni punë të mirë dhe mundësi të mëdha.

Asnjëherë nuk do të jeni e kënaqur

Pavarësisht se a ju mungon besimi në të apo thjesht gjithmonë e harron përvjetorin tuaj, gjithmonë do të brengoseni se a e keni bërë zgjedhjen e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat