Disa arsye pse meshkujt thonë “Jo” në altar

Life style

Disa arsye pse meshkujt thonë “Jo” në altar

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 21:43
Ilustrim

Meshkujt përpiqen t’i rezitojnë martesës, megjithëse përfitojnë më shumë prej saj.

Rezulton se meshkujt nuk duan të martohen, sepse kanë frikë se gruaja e tyre e ardhshme do të fillojë t’u tregojë atyre se çfarë të bëjnë në jetë. Kjo është është një arsye e rëndësishme për t’i thënë “jo” martesës. Mirëpo, ne jemi kuriozë të shkojmë më tutje, për të zbuluar pse disa persona vendosin të mos martohen në minutë të fundit.

Më poshtë do të mund të lexoni 5 arsyet pse meshkujt heqin dorë nga martesa në altar:

Presioni nga familjarët, miqtë

Është e trishtushme, por ndonjëherë të afërmit tanë e shohin situatën tonë ndryshe dhe mund t’ju sjellin dyshime. Për shembull, kushërinjtë tuaj mund të vijnë dhe pa takt ju thonë se po bëni një gabim të madh që po martoheni, pasi nuk ju shohin shumë të dashuruar. Një martesë është një ngjarje emocionuese dhe stresuese, prandaj një presion i shtuar do t’ju bëjë të tërhiqeni.

Një mashkull mendon se e vetmja gjë që një grua do është dasma

Një burrë rrëfeu se pas propozimit, gruaja e tij e ardhshme u përqendrua vetëm tek dasma. Ajo donte një dasmë të madhe, ndërkohë ai dëshironte krejt të kundërtën. Mosmarrëveshja ishte e madhe dhe në fund ai hoqi dorë.

E kuptoni që ajo nuk është për ju

Një tjetër vajzë tregoi pse dhëndri hoqi dorë: Ai kaloi shumë kohë me ish-in e tij, në vend që ta ndihmonte të organizonte gjithçka. Pak më vonë, burri i tha asaj se kjo e kishte ndihmuar atë të kuptonte se ajo nuk ishte argëtuese dhe se ata nuk përshtateshin me njëri-tjetrin. Ndonjëherë njerëzit e kuptojnë papritur se diçka nuk është në rregull dhe vendosin në altar të tregojnë vendimin e tyre.

Abuzimi emocional

Nëse nuk martoheni me mua, unë do t’i bëj diçka vetes. Unë nuk mund të jetoj pa ty. Ka persona që përpiqen të përdorin çfarëdo lloj mashtrimesh dhe manipulimesh që t’ju bindin që të martoheni me ta. Mirëpo, kur vjen momenti i dasmës, një person i manipuluar e kupton se thjesht nuk mund ta bëjnë këtë gjë.

Nuk jeni të lumtur me atë person

Jeni të dashuruar, por jeni në depresion. Ndonjëherë dashuria nuk mjafton. Prandaj, ka meshkujt që zgjedhin t’i thonë “jo” një vajze në altar pasi nuk ndihen të lumtur me të. Do ishte më mirë t’ia thonin më parë, pa i vrarë zemrën, por mbase në atë moment diçka lëviz në mendjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat