Kjo është mënyra më e mirë që të vendosni kontakt me qenin e panjohur

Life style

Kjo është mënyra më e mirë që të vendosni kontakt me qenin e panjohur

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 06:40
Foto ilustrim

Është e dobishme të njohësh gjuhën e trupit të qenit, para se të vendosni t’i afroheni në park qenit të panjohur, në dukje të parë i këndshëm

Mënyrat më të mira që të inicioni kontaktin me qenin është që t’i afroheni ngadalë dhe t’i lejoni që t’ju nuhatë më parë dorën.

“Qentë mbështeten në shqisat e aromës më shumë se në shqisat e të parit”, ka shpjeguar veterineri Uri Burstyn, i cili po ashtu i ushtron pronarët nëpërmjet kanalit të tij në You-Tube.

Ai thekson që me rastin e fillimit të kontaktit të parë me qenin duhet mbajtur dorën grusht, në rast se qeni ndihet i rrezikuar ai vendos ta kafshojë.

Nëse qeni duket i relaksuar dhe i shoqërueshëm, as kjo nuk është shenjë që mundeni menjëherë të filloni ta përkëdhelni në kokë – ky mund të jetë gjest agresiv i tregimit të dominimit, sepse qentë mbajnë kokën të lëshuar poshtë.

Për fillim më e rekomandueshme është ta përkëdhelni qenin nën mjekër. Te kontakti i parë me qenin, do të duhej të shmangni prekjen e qenit nëpër bark, sepse për të edhe kjo zonë është e ndjeshme.

Vendet të cilat konsiderohen të dëshirueshme për vendosje të kontaktit janë pjesa e poshtme e shpinës së qenit dhe pjesa e gjoksit, mirëpo edhe kjo varet nga qeni, andaj do të duhej t’i kushtoni kujdes reagimit të qenit me të cilin komunikoni.

Lëvizja e bishtit është shenjë e sigurt që qeni është në humor të mirë dhe i gatshëm për interaksion, derisa bishti i lëshuar poshtë shpesh do të thotë që qeni nuk ka besim dhe është i gatshëm të kafshojë.

Veterinerët porosisin që megjithatë do të duhej të shmangen “zonat e ndjeshme” dhe të përdoren më së paku gjestet kërcënuese – do të duhej lënë qenin që të vendosë sa do t’ju lejojë afër me rastin e kontaktit të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat