Ç’të duhet balsami për flokët, kur ke majonezën?

Life style

Ç’të duhet balsami për flokët, kur ke majonezën?

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 06:42
Ilustrim

Koha e lagësht dhe e ftohtë i irriton flokët dhe për pasojë sjell edhe këputjen apo dëmtimin e tyre. Nëse ke flokë të ashpër edhe pas përdorimit të balsamit, ka një mënyrë më të thjeshtë, me produktet e shtëpisë... dhe të shëndetshme, sigurisht. Pas disa përdorimesh, do t’i ndiesh flokët shumë të butë dhe të shkëlqyeshëm.

Përbërësit:

2 lugë majonezë

1 gotë qumësht (në varësi të flokëve)

2 lugë mjaltë

Përzieje mirë masën, derisa të jenë shkrirë mjalti dhe majoneza. Më pas, fillo nga pak të lyesh pjesën e skalpit, duke e masazhuar me mollëzat e gishtave. Lyeji flokët pak nga pak, që ta shpërndash maskën në çdo fije. Në majat e flokëve vendos më shumë nga maska e përgatitur, meqenëse majat janë gjithmonë më të ekspozuara nga dëmtimet. Mbaje maskën në kokë për gati 30 minuta, laje me shampo dhe shpëlaje me ujë të vakët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat