Horoskopi javor për periudhën nga 11 – 18 nëntor - Bota Sot
Horoskopi javor për periudhën nga 11 – 18 nëntor

Life style

Horoskopi javor për periudhën nga 11 – 18 nëntor

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme.

DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Një qiell mjaft i favorshëm do ju japë forcën e duhur për të përballuar disa situata që ju kanë shqetësuar këto ditë. Planetët do të ndikojnë në të gjitha sektorët e jetës suaj për të bërë zgjedhjet e duhura, sidomos në fushën tuaj profesionale. Përfitoni të hidhni iniciativat tuaja që dikur ishin ëndrra të parealizuara. Disa shpenzime në familje mund t’jua vështirësojnë pak javën, por gjithsesi gjendja juaj financiare do të mbetet e kënaqshme për këtë javë.

Shëndeti: Do të gëzoni një shëndet të plotë për t’u dëshiruar nga të tjerët.

Dashuria: Me Afërditën dhe Hënën në shenjë do të rritet dëshira për t’u ndier më të kënaqur, kështu që në qoftë se keni një histori dashurie do të shtoni forcat tuaja për ta bërë më të ëmbël e të kënaqshëm mirëkuptimin me partnerin.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Kuadri yjor i kësaj jave për shenjën tuaj do të jetë i mbushur me larmi, por natyrisht pa perspektiva të mira dhe rezultate pozitive në punë. Kujdes, pasi do të keni ndonjë mosmarrëveshje të vogël dhe do t’ju duhet të bëni ndonjë sakrificë për të siguruar qetësinë e karrierës suaj.

Shëndeti:Shëndeti në përgjithësi i mirë por nuk përjashtohet ndonjë infeksion i lehtë shëndetësor. Nga qetësia e marrëdhënieve tuaja do të varet dhe shëndeti juaj.

Dashuria: Partneri juaj këtë javë do t’ju falë kënaqësi të veçanta. Bëni mirë t’i largoheni punës dhe stresit të ditëve të kaluara dhe të qetësoheni në praninë e partnerit. Do të jetë mirë për ju që të mos bëni llogaritë e shpenzimeve. Mund të jetë java e përshtatshme për të bërë pazar apo për të bërë dhurata për të dashurit tuaj.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Në sektorin profesional yjet premtojnë kënaqësi të mëdha, por ju kërkojnë dhe një angazhim serioz: ka ardhur momenti të konsolidoni pozicionin tuaj duke përfunduar punët që keni në dorë. Këtë javë do të bëni kujdes nga shpenzimet e tepërta, sepse mund të boshatiset portofoli juaj. Pak më tepër vëmendje edhe për ditët e vështira.

Shëndeti: Shëndeti paraqitet i mirë, por mund të keni pak shqetësime në aparatin tretës. Por mos u shqetësoni, pasi do të jetë diçka kalimtare për ju. Çdo gjë do t’ju kthehet në normalitet në fundjavë.

Dashuria: Këtë javë në fushën e ndjenjave do t’ju ndodhin disa ndodhi që do t’ju falin emocione që nuk i keni provuar më parë. Jepuni pas pasioneve tuaja, por mos harroni dhe rreziqet.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna:Keqkuptimet në punë nuk duhet t’ju mposhtin, në të kundërt duhet t’ju japin energjinë e duhur për të vazhduar para me kurajë. Përpiquni të vendosni një rend sa më rigoroz në zgjidhjen e tyre, sepse mund të keni ngatërresa. Kujdes me financat tuaja në këtë javë, pasi mund të pësojnë ulje të ndjeshme në krahasim nga java e kaluar.

Shëndeti: Ruhuni nga ndonjë virus gripi që mund t’ju përshkojë në këtë javë.

Dashuria: Do të ndodheni para disa të papriturave edhe në fushën e ndjenjave. Varet nga respekti që do të tregoni ndaj të tjerëve dhe qëndrimi ndaj jush. Ka shumë mundësi që disa prej jush do të shkëputen nga jeta vetmitare dhe të fillojnë jetën tuaj në çift..

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Simpatik dhe mjaft të shoqërueshëm do të krijoni një sërë marrëdhëniesh që do të rezultojnë vendimtare për të përmbushur aspiratat tuaja qofshin këto sentimentale e profesionale. Jini kreativ dhe planifikoni diçka të pazakontë. Do të ndiheni i plotësuar.

Shëndeti: Edhe për këtë javë shëndeti do të paraqitet të jetë e mbarë. Gjithsesi, nuk duhet të lini mbas dore kujdesin tuaj shëndetësor

Dashuria: Kujdes të veçantë në këtë javë duhet të keni në fushën e ndjenjave. Shmangi bisedat e kota që kanë të bëjnë me xhelozinë e tepruar. Do t’ju rekomandonim të kishit më tepër besim te ndjenjat e partnerit tuaj. Keni shpenzuar shumë kohë duke u marrë me çështjet e të tjerëve.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Cilido qoftë aktiviteti juaj do të jeni të gatshëm të luftoni për të arritur qëllimet tuaja. Java do të jetë e mbarë por kjo s’do të thotë që gjithçka do të shkojë për mrekulli. Do të keni disa situata të ndërlikuara të cilat do të kërkojnë vullnet e këmbëngulje nga ana juaj për të arritur synimet. Mos lini asnjë mundësi t’ju ikë pa i shfrytëzuar, do të shërbejnë për plotësimin e ëndrrave tuaja.

Shëndeti: Shëndeti në përgjithësi i mirë. Këshillojmë ata që kanë tendencë të shtojnë në peshë të mos abuzojnë në tavolinë; të merren me sa më shumë me veprimtari fizike.

Dashuria: Këtë javë do të mendoni vetëm për familjen dhe dhuratat që mund t’iu bëni të dashurve tuaj. Por mos lini pas dore veten tuaj, pasi pamja juaj ka nevojë për ndryshim.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Me yjet mjaft të favorshme përfshihuni në të gjithë aktivitetet që do të keni në këtë periudhë. Shenja juaj ndodhet në kuadrin pozitiv yjor, që do të thotë që kjo javë do të jetë më me fat nga javët e tjera. Në qoftë se keni projekte pune të parealizuara më parë, shfrytëzoni këtë javë.

Shëndeti: Shëndeti do të vazhdojë të jetë i mbarë në qoftë se do të vazhdoni rutinën tuaj në jetën e përditshme.

Dashuria: Kënaqësitë që do të përjetoni do të jenë të papara dhe të pajtuara më parë. Një dashuri e re do t’ju tokasë në zemrën tuaj. Hapeni dhe pranojeni atë, pasi do të kuptoni që është dashuria e jetës suaj. Një javë e përshtatshme për të bërë pazar. Keni kohë të mjaftueshme për të blerë të gjitha gjërat e nevojshme për veten tuaj.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Në përgjithësi java do të jetë e mbarë por do të ketë edhe ditë që parashikohet të jenë mbushur me momente tensioni. Mbani veten nën kontroll të vazhdueshëm dhe ruani gjakftohtësinë. Mundohuni të evitoni pjesëmarrjen tuaj në diskutime dhe në debate, sepse mund të irritoheni dhe të jepni mendime të nxituara të cilat mund të cenojnë imazhin e mirë që kanë krijuar për ju ata që ju njohin.

Shëndeti: Hëna ju bën të ndiheni nervoz, duke reduktuar në minimum aftësinë për të përballuar vështirësi të ndryshme.

Dashuria: Kujdes me pakënaqësinë emocionale: mund t’ju shtyjë të dyshoni për njeriun e zemrës, duke i dhënë jetë ndjesive që nuk janë të vërteta. Ka mundësi që ndonjë hije dyshimi të prishë paksa mirëkuptimin në çift.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Për ju kjo javë parashikohet me plot surpriza të këndshme, sidomos në rastet kur ashtu si dhe në javën e kaluar ju do të përballeni me disa kundërshtarë të fortë me të cilët keni interesa të kundërta. Ju këshillojmë të tregoheni të kujdesshëm në marrëdhëniet ndërpersonale, ta mposhtni egon dhe sedrën e sëmurë. Ndiqni këshillat e miqve dhe kolegëve tuaj.

Shëndeti: Kur ndiheni mirë, gjithçka shkon në mënyrë të shkëlqyeshme.

Dashuria: Atyre që jetojnë në çift partnerët do t’u qëndrojnë shumë afër, ndërsa beqarët dhe beqaret do të kenë shumë njohje të reja nga të cilat mund të lindin shoqëri dhe miqësi që do të gëzojnë favoret e yjeve. Gjendja juaj ekonomike këtë javë në përgjithësi do të jetë e mirë, por sidoqoftë yjet ju këshillojnë të keni kujdes me shpenzimet e tepërta që do të keni.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Bëni kujdes gjatë kësaj jave, pasi parashikohet t’ju dalin disa probleme shqetësuese. Në kuadrin yjor të kësaj shenje duken shenja të qarta për disa ndryshime pozitive që do të keni në veprimtarinë tuaj financiare. Tregohuni realist dhe mundohuni t’i menaxhoni mirë të ardhurat tuaja monetare.

Shëndeti: Ata që kanë probleme me tensionin, i këshillojmë që t’i shmangen debateve.

Dashuria: Nga mbingarkesa e punëve të tyre nuk do të kenë kohë në dispozicion për t’ua kushtuar partnerit. Kjo mund të sjellë disa mosmarrëveshje dhe fërkime të cilat po të mos amortizohen me kohë mund të bëhen shkas për grindje serioze.

Në qoftë se nuk keni dëshirë të ndani një iniciativë me partnerin, mos harroni se lëndon më shumë një justifikim sesa një e vërtetë.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Këtë javë shenja juaj do të bjerë nën ndikimin e Jupiterit dhe ai do të inkurajojë të gjithë ata që kanë zell dhe dëshirë për të zgjeruar sa më tepër kufijtë e mundësive të tyre. Atyre nuk do t’iu mungojë këtë javë vullneti dhe pasioni për të arritur synimet e tyre profesionale. Të ardhurat tuaja këtë javë do të shkojnë mjaft mirë dhe kjo falë punës dhe përkushtimit tuaj. Por mos bëni shpenzime të panevojshme.

Shëndeti:Bëni kujdes gjatë kësaj jave, sidomos për shëndetin tuaj. Madje nuk do të ishte keq që të bënit një kontroll paraprak.

Dashuria: Do të keni shanse dhe për këtë javë në fushën tuaj sentimentale. Shfrytëzoni çdo mundësi të ofruar nga ndikimi pozitiv i planetëve në shenjën tuaj. Jetojeni dashurinë dhe romancën tuaj në maksimum.

PESHQIT (20.2 – 20.03.)

Puna: Konfigurimet yjore për sot parashikojnë qëndrueshmëri, surpriza. Dashuria ju buzëqesh edhe sektori financiar është ndriçuar nga yjet. Përfitoni nga ky moment në sektorin profesional, sepse kjo javë për ju do të jetë e mbarë dhe më fat.

Shëndeti: Transmetoni entuziazëm. Çdo kush do të jetë me fat që të kalojë pranë jush. Humori juaj do të jetë në nivelin e duhur: për të qenë të lumtur keni nevojë të ndieni ngrohtësi rreth jush dhe gjithashtu keni nevojë që të tjerët të mbështesin
idetë tuaja.

Dashuria: Asnjë element shqetësues nuk do të prishë harmoninë në çift dhe interesimin ndaj dikujt që do ju kthejë një po si përgjigje. Në qoftë se e keni gjetur njeriun e zemrës forconi më shumë marrëdhënien tuaj, në qoftë se jeni në kërkim të gjysmës tuaj parashikohen raporte të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat