Era e të dashurit tuaj ul stresin, mësoni pse

Life style

Era e të dashurit tuaj ul stresin, mësoni pse

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Shumë vajza pëlqejnë të marrin rroba nga i dashuri i tyre dhe të shijojnë erën e tij. Mbase nuk e dinit, por aroma e të dashurit tuaj mund t’ju ndihmojë në luftën kundër stresit. Me siguri pasi të lexoni këtë lajm, do të mbani afër bluzën e partnerit tuaj.

Eksperimenti

Studimi përfshiu 96 gra që nuhasnin këmishat. Burrave ju kërkua që t’i vishnin ato për 24 orë, pa përdorur deodorant, parfume apo produkte të tjera që kishin erë. Atyre gjithashtu ju kërkua që të mos konsumonin ushqim ose të mos pinin duhan, gjë që mund të ndryshonte erën e tyre.

Rezultati

Këtyre grave ju kërkua më pas që mes shumë këmishave, ato duhet të gjenin se cila i përkiste partnerit të tyre. Si rezultat, doli që gratë që nuhasnin këmishën e partnerit të tyre, kishin më pak stres para dhe pas provës, se ato që nuhasnin këmishën e një të panjohuri. Kjo mund të ndodhë edhe, sepse njerëzit në përgjithësi kanë frikë nga të huajt, veçanërisht meshkujt. Prandaj, gratë kërkojnë siguri dhe atë jua ofron vetëm aroma e partnerit të tyre.

A ndodh njësoj me vajzat?

Në përgjithësi vajzat kanë aromë të mirë dhe kjo gjë ju pëlqen meshkujve. Mirëpo, ende nuk është bërë një studim nëse aroma e tyre ndikon për mirë tek djemtë. Gjithsesi, nuk besojmë se do të shihni ndonjë djalë të veshur me pulovrën e të dashurës. Ata në fakt pëlqejnë të nuhasin aromën e flokëve të vajzave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat