Zbardhni njollat e errëta me maskë nga majdanozi

Life style

Zbardhni njollat e errëta me maskë nga majdanozi

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 09:40
Ilustrim

Nëse keni probleme me lëkurën dhe dëshironi të zbardhni cilëndo qoftë njollë të errët, bëni në shtëpi maskën e thjeshtë nga majdanozi

Majdanozi tashmë një kohë të gjatë është i njohur si përbërës i shkëlqyeshëm për zbardhjen e lëkurës nga zonat problematike – njollat nga dielli, leqet nga kremrat e tonifikuara apo rrathët e errët nën sy.

Përbërësit:

– 2 lugë djathë i freskët;
– 1 lugë jogurt;
– 5 fletë majdanozi.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit përzieni mirë në blender derisa të formohet masë homogjene.

Procedura:

Varësisht nga efektet, qiteni maskën në gjithë fytyrën apo vetëm në zonat e dëshiruara.

Pas dhjetë minutave, shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe qitni krem hidratimi në fytyrë.

Kujdes: Këtë masë mund ta përdorni dy deri në tri herë në javë dhe mos e lini të qëndrojë më shumë se dhjetë minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat