Thënie nga Goethe që do t’jua ndryshojnë mënyrën si e shihni veten dhe tjerët

Life style

Thënie nga Goethe që do t’jua ndryshojnë mënyrën si e shihni veten dhe tjerët

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 14:10
Johann Wolfgang von Goethe

Johann Wolfgang von Goethe (1749 – 1832) ka qenë poet gjerman, dramaturg, novelist dhe shkencëtar. Ai konsiderohet një prej figurave më të mëdha letrare të moshës së tij, dhe jo vetëm.

Në vitin 1765, Goethe ishte larguar nga shtëpia për të studiuar drejtësi, siç kishte dëshiruar i ati, por për shkak të sëmundjes së tij (me shumë gjasë tuberkuloz), ai ishte rikthyer në shtëpi pa u diplomuar, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, gjatë kohës në universitet, Goethe kishte qenë më shumë i pasionuar me shkrimin, ndonëse supozohet se ai i ka djegur disa prej shkrimeve të tij sepse i ka konsideruar si të pavlefshme.

Shpeshherë i vlerësuar edhe si Shakespeari gjerman, Goethe e ka arritur famën në moshën 25 vjeçare pas publikimit të novelës “The Sorrows of Young Werther”. Thuhet se novela ka pasur aq ndikim mbi meshkujt, saqë e ka bërë vetëvrasjen të jetë në modë për ta.

Megjithatë, vepra “Faust” mbetet kryevepra e tij. Ai e ka filluar dramën dypjesëshe poetike rreth moshës 23-vjeçare dhe e ka përfunduar vetëm pak muaj para vdekjes.

Legjenda e eruditit që ia shet shpirtin Djallit për njohuri të pafundme dhe kënaqësi ka qenë bazë për shumë punime tjera artistike.

Sidoqoftë, më poshtë jua sjellim disa thënie nga Goethe të cilat do t’jua ndryshojnë mënyrën se si e shihni veten dhe tjerët.

– “Njeriu sheh në botë atë se çfarë bart në zemrën e tij”

– “Lehtësisht mund ta gjykoni karakterin e njeriut duke e parë se si i trajton ata që nuk mund të bëjnë asgjë për të”

– “Shijoni kur mundeni, e duroni kur duhet”

– “Njeriu duhet që të paktën çdo ditë ta dëgjoj një këngë, ta lexojë një poemë të mirë, ta sheh një pikturë të bukur dhe, nëse është e mundur, t’i flet disa fjalë të arsyeshme”

– “Njeriu dëgjon vetëm çfarë kupton”

– “Kuraja është përkushtimi për të filluar pa ndonjë garanci për sukses”

– “Në mbretërinë e ideve çdo gjë varet nga entuziazmi… në botën e vërtet e gjitha varet nga këmbëngulësia”

– “Posa t’i besoni vetvetes, do të dini si të jetoni”

– “Të mendoni është lehtë. Të veproni është vështirë. Por gjëja më e vështirë në botë është të veproni në përputhshmëri me mendimet tuaja”

– “Magji është të besoni në vetvete, dhe nëse mund ta bëni këtë, ju mund të bëni gjithçka”

– “Mos ëndërroni pak sepse ëndrrat e vogla nuk e kanë fuqinë t’i lëvizin zemrat e meshkujve”

– “Çdo gjë është e vështirë para se të bëhet e lehtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat