Si ta njohësh një tradhtar potencial: 3 sinjalet që s’gënjejnë

Life style

Si ta njohësh një tradhtar potencial: 3 sinjalet që s’gënjejnë

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 12:24
Ilustrim

Do të të pëlqente ta dije apriori nëse partneri yt do të jetë besnik apo një tradhtar potencial? Sipas një kërkimi të fundit shkencor të Queesland University dhe publikuar në ‘British Journal of Psychology’, ekzistojnë sinjale që tregojnë nëse një person ka apo jo predispozitë të jetë jobesnik. Dhe nëse besoni se ai që tradhton është një tip i ftohtë dhe i kalkuluar dhe nëse tradhtia varet nga fakti se jeni bashkë prej shumë kohësh dhe ai ka nevojë për diversitet, po jut hemi që nuk është fare ashtu. Të paktën kështu thotë studimi, i cili ka zbuluar se kohëzgjatja e marrëdhënies ka një impakt minimal në të qenët ose jo besnikë. Studiuesit, të cilët kanë intervistuar 123 djem dhe vajza mes 17 dhe 25 vjeç, të gjithë heteroseksualë dhe në një lidhje dashurie, kanë përcaktuar disa faktorë që bashkojnë ata që janë të prirur të tradhtojnë.

Jeni kuriozë të dini cilët janë? Ja shenjat që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse partneri juaj është një tradhtar potencial.

Si të njohësh një tradhtar

Tenton të jetë impulsiv. Personat instiktivë mund të tradhtojnë sepse reagojnë në bazë të emocioneve dhe mendimeve që përjetojnë për momentin. Për këtë arsye nuk ndalen për të vlerësuar me qetësi situatën dhe pasojat që do të vijnë.

Në të shkuarën ka tradhtuar. Nga seriali ‘Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron’. Ata që kanë pasur një të kaluar ‘imorale’ dhe kanë pasur më shumë se një partner seksual, ka zhvilluar një lloj ‘aftësie’ në të qenit jobesnik.

Nuk është i kënaqur nga marrëdhënia. Një personj jobesnik zakonisht tradhton sepse në një moment pakënaqësie nuk ndihet i kuptuar nga partneri. Kështu që tenton që në një farë mënyre një shpagim për nevojat e tij, jo vetëm fizike, por edhe emocionale. Dhe nëse burrat tradhtojnë duke bërë seks, gratë bëjnë vlerësime shumë më komplekse.

Të shkosh deri në tradhti nuk është kurrë një zgjidhje e mirë, sepse me dialog dhe kurajën e të qenit të sinqertë, historit mund të mbyllen pa u lënduar askush, duke i lënë vetes dhe partnerit mundësinë për të gjetur secili lumturinë e vet. Sidoqoftë, për dikë që ka provuar tradhtinë, ja një lajm i mirë. Një tjetër kërkim psikologjik i publikuar në ‘Oxford Handbooks Online’ ka zbuluar se gratë që janë tradhtuar, kanë kaluar periudhën e vështirësive dhe dhimbjes, kanë një zhvilluar në besim më të madh në vetvete dhe kanë rritur vetëbesimin e tyre duke mësuar se sit ë zgjedhin partner më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat