Fjala workaholic (maniak i punës) është mjaft e përhapur, por fenomeni i vërtetë mund të pengojë marrëdhëniet ndër-personale, si dhe të ndikojë në shëndetin mendor dhe fizik.
Ju sjellim më poshtë pesë shenjat se vërtet jeni një maniak i punës:
Një person workaholic ndihet i shqetësuar dhe në ankth kur nuk punon.
Për një person workaholic, puna është përparësi. Ka pak gjasa ta kalojnë kohën me njerëz të tjerë, brenda dhe jashtë punës.
Personat workaholic i kushtojnë pak ose aspak kohë aspekteve të tjera të jetës.
Një workaholic nuk e zotëron problemin. Ata do t’ua hedhin fajin rrethanave, si nevoja për t’u ngritur në detyrë, kolegët dembelë dhe natyrisht, mbingarkesa
Workaholics nuk janë të lumtur. Njerëzit të cilët e bëjnë punën e tyre me pasion dhe investojnë shumë energji në atë që bëjnë nuk janë workaholics.