Si të zgjohet dëshira për mësim te fëmijët me tri veprime

Life style

Si të zgjohet dëshira për mësim te fëmijët me tri veprime

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 10:51
Ilustrim

Ekzistojnë disa veprime me ndihmën e të cilave prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijës në zgjimin e dëshirës për mësim

Shpesh fëmijët e humbin dëshirën për të mësuar, andaj për këtë shkak mësimi u bëhet i mundimshëm. Jo rrallë për këtë shkak shmangin t’i bëjnë detyrat shkollore dhe i lënë të gjitha për “çastin e fundit”.

Për këtë shkak paraqitet mësimi “fushatë” i cili nuk sjell rezultate në harmoni me potencialin e fëmijës.

Ekzistojnë disa veprime me të cilat prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijës në zgjimin e dëshirës për të mësuar.

Veprimi 1 – të krijohet ambienti i cili përkrah autonominë

Të gjithë dëshirojmë të ndihemi të lirë. Nuk dëshirojnë kur dikush diçka ua imponon. Prandaj është me rëndësi t’i lejohet fëmijës që vetë të caktojë obligimet e veta ditore. Nëse krijojmë ambientin i cili imponon obligime, fëmija nuk do të ndihet i lirë dhe do ta kundërshtojë zbatimin e tyre.

Prandaj propozojmë që në vend që t’i themi fëmijës “Patjetër duhet të mësosh nga ora 14 deri në orën 16”, më mirë është t’i themi “Kur do të dëshirosh të mësosh? Sa kohë të nevojitet që ta mësosh këtë?”

Veprimi 2 – të mbështetet kompetenca

Kompetenca është jashtëzakonisht e rëndësishme te zgjimi i dëshirës për të mësuar. Nëse fëmija ndihet mjaft kompetent për bërjen e detyrave, nëse ndihet “aftë” detyrën me dëshirë do ta bënte.

Nëse fëmijën e ballafaqojmë me detyrën për të cilën mendon që nuk mund ta bëjë, se nuk është mjaft i aftë dhe që detyra i është tepër e rëndë – shpejt do të heqë dorë dhe në të ardhmen do të shmangë detyrat e tilla. Ngjashëm ndodh edhe nëse detyra është tepër e lehtë. Atëherë atij nuk do t’i duket sfiduese dhe i bëhet monotone.

Veprimi 3 – të krijohet lidhshmëria

Të gjithë dëshirojnë të ndihemi të pranueshëm në ambientin në të cilin gjendemi. Prandaj, nëse fëmijës tuaj i mungon dëshira për të mësuar, shikoni a ndihet i pranuar dhe i lidhur me ambientin në të cilin gjendet.

Mos harroni t’i thoni çdo ditë fëmijës tuaj që e doni, sepse dashuria është zgjidhje për çdo problem apo vështirësi. Mbajeni në mend – nuk mund të marrë dashuri të tepërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat