Fëmijët e nënave të abuzuara janë 50 për qind më të prirë të kenë nivel të ulët ët inteligjencës

Life style

Fëmijët e nënave të abuzuara janë 50 për qind më të prirë të kenë nivel të ulët ët inteligjencës

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 13:56
Ilustrim

Hulumtimet kanë zbuluar se fëmijët e nënave të cilat kanë raportuar për dhunë fizike gjatë shtatzënisë apo gjatë 6 viteve të para të jetës së bebes, janë 50 për qind më të prirë të kenë inteligjencë më të ulët.

Në studimin e kryer nga ekspertët anglezë, 13% e fëmijëve, nënat e të cilëve nuk kishin përjetuar dhunë fizike, kishin pasur një nivel të inteligjencës më të vogël se 90 në moshën 8-vjeçare.

Por, në rastet kur nëna kishte përjetuar dhunë fizike gjatë shtatzënisë apo gjatë 6 viteve të para të jetës së bebes, përqindja ishte rritur në 22.8%.

Ekipi hulumtues ka treguar se shanset për një inteligjencë të ulët të bebes rriten për 34.6% nëse nëna vazhdimisht është abuzuar fizikisht.

Vlen të ceket se studimi është publikuar në revistën “Wellcome Open Research”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat