Thëniet më inspiruese nga legjenda Michael Jordan

Life style

Thëniet më inspiruese nga legjenda Michael Jordan

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 16:59
Michael Jordan

Michael Jordan është legjendë e basketbollit, ndërmarrës dhe inspirues i miliona njerëzve.

Arritjet në NBA janë vetëm një pjesë e asaj se përse Jordan admirohet nga miliona njerëz edhe pas përfundimit të karrierës së tij atletike.

Më poshtë jua sjellim disa prej thënieve më inspiruese të tij që tregojnë se çdo gjë është e mundur përmes pozitivitetit, përkushtimit, fokusit dhe mirënjohjes.

– “Nuk i kam shënuar më shumë se 9000 gjuajtje në karrierën time. I kam humbur pothuajse 300 lojë. 26 herë më është besuar ta bëjë gjuajtjen e fitores dhe nuk ia kam dalë. Kam dështuar vazhdimisht gjatë jetës sime. Kjo është arsyeja se përse kam pasur sukses”

– “Talenti fiton lojëra, por loja në ekip dhe inteligjenca fiton kampionate”

– “Mund ta pranoj dështimin sepse gjithkush dështon në diçka. Por nuk mund të pranoj nëse nuk përpiqem”

– “Për tu bërë të suksesshëm, duhet të bëheni egoist ose nuk do të mundeni ta arrini atë. Dhe posa ta arrini nivelin më të lartë, ju duhet ta largoni egoizmin. Duhet të qëndroni në kontakt. Të jeni të arritshëm. Mos të izoloheni”

– “Nëse dorëzoheni një herë, ajo bëhet shprehi. Asnjëherë mos u dorëzoni”

 – “Për të mësuar të keni sukses, fillimisht duhet të mësoni të dështoni”

– “Çelësi drejt suksesit është dështimi”

– “Më e mira vjen nga më e keqja”

– “E di se frika është pengesë për shumë njerëz, por është vetëm iluzion për mua. Dështimi gjithmonë më ka bërë të përkushtohem më shumë për herën tjetër”

– “Shijojeni çdo minutë të jetës”

– “Në realitet, asnjëherë nuk dua të rritem”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat