Meshkujt me vetura luksoze nuk u bëjnë përshtypje vajzave që duan lidhje serioze

Life style

Meshkujt me vetura luksoze nuk u bëjnë përshtypje vajzave që duan lidhje serioze

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 12:22
Ilustrim

Një studim i ri sugjeron se femrat i shohin meshkujt që e ‘reklamojnë’ pasurinë e tyre si partnerë të papërshtatshëm për lidhje afatgjate.

Hulumtuesit kanë zbuluar se, në veçanti ‘reklamimi’ i veturave të shtrenjta, është vendimtar sa i përket gjetjes së partnerit potencial.

Kjo për shkak se, siç thonë ata, personat që vozisin vetura ekstravagante shihen si më pak të besueshëm dhe më aventuresk.

Studimi, i cili është publikuar në revistën ‘Evolutionary Psychological Science’, ka anketuar gjithsej 375 studentë për të parë se si e interpretojnë ‘reklamimin’ e pasurisë së një mashkulli.

Rezultatet kanë treguar se dy gjinitë – meshkujt e femrat – i vlerësojnë meshkujt me vetura të shtrenjta si më të interesuar në lidhje të shkurta seksuale dhe nuk i shohin si të përshtatshëm për lidhje serioze afatgjate.

Ndryshe nga ta, meshkujt që kanë vetura të lira shihen si më të përshtatshmit për partner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat