Si ta jetojmë qetësisht marrëdhënien tonë

Life style

Si ta jetojmë qetësisht marrëdhënien tonë

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 12:15
Ilustrim

-Të krijojmë porta atashimi (lidhje emocionale) me njerëz dhe vende çlodhëse të cilat na çlirojnë nga ideja se tjetri është gjithçka për ne. Shumë lehtë mund të krijojmë mundësi të ndryshme angazhimesh. Të praktikojmë sporte, dëfrime e aktivitete që na mbushin jetën e na plotësojnë si qenie… Të ndjejmë kënaqësi dhe emocione edhe jashtë marrëdhënies me partnerin.

– Të përpiqemi të përmirësojmë boshllëkun dhe të zbehim frikërat

Marrëdhënia në çift ka dhe të metat e saj që do të thotë se jo çdo gjë shkon ashtu si ne duam dhe e parashikojmë. Të gjithë duan një jetë ideale, perfekte me plot surpriza e aventura pa të papritura të hidhura. Por mos harrojmë, se jeta e jetuar në dy ka më shumë ngjarje të cilat rrjedhimisht ndikojnë në jetët tona. Të pranojmë dhe të jetojmë jetën ashtu si është me të mirat dhe të këqijat e saj.

Mjafton të jemi bashkëpunues dhe realistë duke qenë vigjilentë në zgjidhjen e problemeve e jo të humbasim mendjen vetëm në kuadër të ndjenjës. Dy njerëz të rritur dhe të dashuruar nuk janë të realizuar nëse jetojnë vetëm mbi bazën e dashurisë por aftësia për ta organizuar marrëdhënien dhe jetën në funksion të ekzistencës sa më të lumtur të tyre.

– Të jemi të përgjegjshëm për burimet dhe aftësitë tona

Nëse arrijmë të vlerësojmë si duhet burimet tona, do t’i japim fund dilemave brenda vetes duke pranuar gabimet dhe situatat e vështira me të cilat përballemi. Në këtë mënyrë ndikojmë pozitivisht në raportin tonë duke shprehur lehtësisht emocionet tona e duke mos pasur frikë nëse sinjalizohemi se nuk duhemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat