Mike e vërtetë është ajo motër që nuk ka gjakun tënd, por ajo që të zgjedh

Life style

Mike e vërtetë është ajo motër që nuk ka gjakun tënd, por ajo që të zgjedh

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 12:19
Ilustrim

Miqtë më të mirë janë motrat që ju zgjedhin. (Eustache Deschamps)

Gjetja e një miqësie të vërtetë është shpesh më e vështirë sesa të gjesh një dashuri të vërtetë. Ka shumë njohuri në jetë, por miqtë, të vërtetët, janë një perlë e rrallë. Por kur fati e vendos një person të denjë për t’u thirrur “mik” në udhëtimin tonë, kjo është një dhuratë me të vërtetë e paçmueshme, sepse jeta është e vështirë, por të kesh një mik të vërtetë pranë e bën atë më të mirë.

Një mik i vërtetë është ajo motër që nuk ka gjakun tënd, por që të zgjedh. Ju e zgjidhni atë jo nga trashëgimia gjenetike e zakonshme, por nga bashkimi i mendimeve, emocioneve, përvojave të jetuara. Është kaq e lodhshme “të jesh” dhe “të kesh” një miqësi të vërtetë. Duhet shumë angazhim dhe përulësi për të qenë një mik i vërtetë. Mirëqenia e këtij personi duhet të jetë e juaja dhe ju duhet të keni guximin të kundërshtoni atë mik.

Shoku juaj më i mirë mund t’ju tregojë gjëra që nuk dëshironi t’ia thoni vetes. (Frances Ward Weller)

Pa frikë, nuk ka asnjë sekret mes dy personave që e pranojnë vërtet njëri-tjetrin, vetëm respekt, sinqeritet dhe shumë dashuri.

Miqësia femërore është një kërcim drejt rrethit të motrës dhe ky rreth mund të gjenerojë një forcë shumë të fuqishme. (Jane Fonda)

Një grua e vetme është forcë e pastër, por dy gra që vërtetë respektohen dhe bashkohen janë një fuqi. Miqësia mes dy grave është sa e rrallë aq dhe e fuqishme. Një grua që i beson verbërisht një tjetre, e cila e respekton atë dhe që nuk ka xhelozi ndaj saj, e bën këtë sepse ajo vërtet beson në të dhe kur një grua beson në të, e vendos veten plotësisht në atë marrëdhënie.

Kjo është arsyeja pse kur i jepet fund një miqësie të vërtetë mes grave, zhgënjimi, zemërimi dhe boshllëku që krijohet është shumë i madh. Sa më shumë të besoni në një lidhje, aq më i thellë do të jetë zhgënjimi nëse i jepet fund asaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat