Udhëtimi është një formë terapie për mendjen dhe shpirtin

Life style

Udhëtimi është një formë terapie për mendjen dhe shpirtin

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 07:08
Ilustrim

Pushimet e Krishtlindjeve janë koha ideale për t’u larguar dhe për të bërë një periudhë shkëputjeje nga puna dhe angazhimet e përditshme. Pavarësisht nëse vendosni të largoheni në dimër ose në verë, udhëtimi është një formë e vërtetë e terapisë, në gjendje t’ju rikthejë në kontakt me veten tuaj, të pasuroni gjendjen tuaj emocionale dhe të shkarkoheni nga energjitë negative dhe për të marr energji të reja.

Në anglisht kjo formulë quhet terapia e udhëtimit dhe konsiderohet zgjidhja e duhur kur e gjeni veten në një moment kritik. Udhëtimi bën të mundur eksplorimin, matjen e vetvetes, përvetësimin e gjërave të vogla që normalisht, njeriu harron t’i shoh dhe të ushqejë shpirtin, njohuri dhe përvoja të reja që në kushte të tjera askush nuk do kishte mundësi t’i merrte. Pra, nëse nuk dini se çfarë t’i dhuroni vetes për Krishtlindje, zgjedhja e duhur mund të jetë vetëm ajo e një udhëtimi të këndshëm. Qëllimi është vetëm një, dëshira për të lënë prapa gjërat e këqija dhe për t’u kujdesur për shpirtin e një personi.

Udhëtimi është një proces fizik dhe mendor mbi të cilin shumë e kanë gjetur veten duke shkruar. Thuhet se kushdo që kthehet nga një udhëtim është gjithmonë pak më ndryshe dhe në këtë diversitet është bukuria e jetës që ndryshon, e të qenit ndryshe, e tejkalimit të kufijve që ishin caktuar dhe gjetjes së një pjese të re të vetvetes.

Nëse largimi për në një destinacion të dashur ose të panjohur është gjithmonë diçka e këndshme, atëherë ta bësh atë që të ndjehesh më mirë është një ide që gjithmonë duhet të merret parasysh.

Por, si mund ta bëjmë çdo udhëtim një përvojë unike dhe një kujdes të butë për shpirtin?

Natyrisht nuk mjafton të marrësh valixhen dhe të shkosh. Për t’u pasuruar duhet të përfshiheni dhe të përpiqeni të shfrytëzoni çdo moment për të përmirësuar veten. Këtu është një listë e vogël me aspektet e dukshme për të mos humbur:

Shijoni çdo moment. Udhëtimi duhet t’ju bëjë që të shikoni përreth, të vlerësoni gjithçka që shihni dhe të shijoni edhe gjërat më të vogla. Larg nga shqetësimet e jetës së përditshme është e nevojshme të gjesh kohë për të admiruar çudinë e natyrës, por edhe të çdo rruge. Një fëmijë që luan, një lule që lulëzon, një qenush që shikon përreth, janë të gjithë elementët që nëse ndaloni për një moment ata mund të flasin drejtpërdrejt me zemrën, duke ofruar kështu emocione të reja, të afta të na pasurojnë më shumë sesa mendimet.

Marrja e përvojave të reja. Kur udhëtoni, duhet të mësoni të dilni nga zona juaj e rehatisë. Kjo nuk do të thotë të stresohesh duke u hedhur në gjëra që janë më të mëdha se ne, por të shtyhemi një hap më larg se zakonisht, në mënyrë që të kemi përvoja të reja dhe të zbulojmë sesi  kapërcimi i kufijve është më i thjeshtë se sa pritej.

Bëni miq të rinj. Bashkëveprimi me njerëz të rinj, nga kulturat e tjera dhe me mënyrat e të bërit dhe të menduarit ndryshe është gjithmonë një përvojë unike që na mëson shumë më tepër nga sa mund të mendojmë. Ne kuptojmë nuk kemi një këndvështrim unik, pasi ekzistojnë realitete të ndryshme dhe përkundër kësaj të gjithë ne kemi gjëra të përbashkëta si në mënyrat e të menduarit ashtu edhe të vepruarit. Kjo vetëdije është në gjendje të ndryshojë thellësisht, duke ju bërë më të hapur, më të vetëdijshëm dhe mbi të gjitha më të lirë për të qenë ato që jeni, duke qenë të vetëdijshëm se në botë ka hapësirë për të gjithë.

Shijoni gatimet e reja. Edhe kuzhina ka një rol të veçantë kur bëhet fjalë për udhëtime. Shija e një gatimi tradicional të përcjell emocione ndryshe nga zakonisht dhe që lidhen me një gamë aromash të reja. Diçka që të kujton përvojat e bëra gjatë fëmijërisë dhe që rrjedhimisht ka një ndikim të madh në psikikën tonë dhe në mënyrën në të cilën ne regjistrojmë përvojat e ndryshme.

Merrni kohë për veten tuaj. Shpesh ata që udhëtojnë kanë tendencë të planifikojnë ditët e tyre duke i mbushur me shumë gjëra për të bërë. E gjithë kjo është shumë e bukur dhe gjithashtu e drejtë nëse doni të shihni sa më shumë që të jetë e mundur. Sidoqoftë, do të ishte e këshillueshme që të planifikoni kohë për veten tuaj. Gjysmë ore në ditë në të cilën të vëzhgoni botën në heshtje, të bëni fotografi, të ecni pa qëllime dhe të shkruani mendimet në një fletore.

Duke ndjekur këto rregulla të thjeshta, udhëtimi si një formë terapie do të jetë i thjeshtë dhe i aftë të përmirësojë jetën e atyre që udhëtojnë. Duke reflektuar, jeta e një njeriu dhe ajo që dikush do të dëshironte të ndryshonte, në fakt mund të jetë hapi i parë për një seri ndryshimesh që do të fillojnë menjëherë gjatë udhëtimit dhe që do të vazhdojnë për një kohë të gjatë.

Vëmendje: Udhëtimi, megjithëse shihet si një formë terapie, padyshim nuk është një zëvendësim i terapisë konvencionale. Kjo është diçka ekstra që sigurisht bën mirë për shpirtin, por që nuk do të jetë në gjendje të zgjidhë probleme të caktuara, për të cilat kërkesa për mbështetje psikologjike është gjithmonë zgjedhja më e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat