Banesën e keni në kaos? Pra, ju jeni inteligjent

Life style

Banesën e keni në kaos? Pra, ju jeni inteligjent

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 07:30
Ilustrim

Jeni të paorganizuar, kurrë nuk dini ku i lini çelësat, shtëpia ju është në kaos, dëshironi të luani video-lojëra? Ana e mirë e kësaj është që jeni inteligjent

Rrobat në dysheme me siguri e nevrikosin partneren tuaj, mirëpo sipas psikologëve, rrëmuja përreth jush ndikon në mënyrë inspiruese, liron nga tradita dhe shpesh çon deri te idetë e freskëta.

Mbase juve ju mrekullojnë njerëzit të cilët të gjitha imtësitë i organizojnë saktësisht në dollapë të caktuar, mirëpo ajo që kurrë nuk mund t’i gjeni çelësat dhe nuk keni idenë ku e keni lënë pasaportën, pikërisht janë shenjë të inteligjencës.

Doktorët vazhdimisht na tërheqin vërejtjen që të ngriheni në mëngjes sapo të bjerë zilja e orës së kurdisur, mirëpo edhe shtyrja e zgjimit gjithashtu është shenjë që truri ju punon mirë, që jeni kreativë dhe intuitivë.

Njësoj tregon edhe mundësia që të shikoni vetëm një episod të serisë së preferuar apo të lexoni vetëm disa faqe të librit, dhe “sakrifikoni” gjumin duke e pritur zgjuar mëngjesin.

Herën tjetër kur partnerja juaj ju kritikon që nga lojërat jeni bërë budalla, thoni asaj që shkenca ka konstatuar që njerëzit të cilët i luajnë lojërat kanë aftësi më të mira kognitive, kujtesën më të mirë, forcën e gjykimit dhe të zgjidhjes së problemeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat