Anna Wintour na sugjeron idetë më të mira për dhuratat e fundvitit!

Life style

Anna Wintour na sugjeron idetë më të mira për dhuratat e fundvitit!

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 09:54
Anna Wintour

Ky sezon festash do të jetë gazmor, por do të filloni të shqetësoheni për pushimet dhe dhuratat.

Dikush duhet të dal të blejë për vjerrën, dikush tjetër jep dhurata për herë të dytë.

Por çfarë është një dhuratë e mirë për t’u zgjedhur, kur keni shumë ide mbi kokë? “Go Ask Anna”, na jep disa sugjerime, shumë të mira për festat e fundvitit.

Më poshtë keni disa ide:

Pyetja e parë që bëhet është nga Xhesika Biel: “Cila është njëra nga iniciativat më të mrekullueshme që Anna ka organizuar ndonjëherë, por askush nuk e di?” Përgjigja e saj ishte se përveç një darke të bërë për “Met Gala”, në shtëpinë e saj në 2009, ku mori pjesë Biel dhe burri i saj, Justin Timberlake me Marc Jacobs, gjithashtu ishte edhe ‘open kokteil’, nga Gatsby, në Long Island, për nder të Hamish Bowles, të Vogue.

Siç ndodh shpesh, ajo që e bëri festën veçanërisht të paharrueshme ishte diçka që askush nuk mund ta planifikonte: një hënë e përkryer e plotë që ngrihet mbi ujë.

Kur bëhet fjalë për blerjet gjatë festave të dhjetorit, kryeredaktorja e famshme rekomandon, si një dhuratë, jo biletat për teatër, ose turne në muze private, por ofroni si dhuratë një udhëtim surprizë, në një nga vendet turistike, më të preferuara dhe të këndshme, për të kaluar fetsat e fundvitit. Dhuratat më të këqija, shprehet Wintour, janë ato më pak të menduara.

Sidoqoftë, është krejtësisht e mundur të mos bini në grackën e bërjes së dhuratave të këqia, nëse jeni transparent me veten tuaj.  Siç sugjeron dhe Wintour, “Vetëm thuaj,‘ Dikush ma dërgoi këtë dhe unë mendova se ishte perfekte për ty.’”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat