Për funksionimin e mirë të një martese mjafton të ndjekim disa rregulla të thjeshta

Life style

Për funksionimin e mirë të një martese mjafton të ndjekim disa rregulla të thjeshta

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 23:45
Ilustrim

Të jeni gjithmonë të lumtur e të kënaqur nuk është e thjeshtë, por sipas ekspertëve, për funksionimin e mirë të një martese mjafton të ndjekim disa rregulla të thjeshta. Siç e dimë, martesa është një bashkim që bazohet tek ekuilibri, por fatkeqësisht, në ditët e sotme, ky ekuilibër dobësohet kaq shumë, saqë marrëdhënia shkatërrohet.

Ndani përgjegjësitë

Nëse të dy punoni 80 orë në javë, përse duhet të jeni ju ajo që duhet edhe të gatuani, edhe të pastroni? Gjeni së bashku punë që të dyve ju shkojnë për shtat, për shembull
larja e enëve apo hedhja e mbeturinave në kosh. Gjeni mënyra për të krijuar një rutinë ku të përfshiheni të dy në punët e shtëpisë. Nëse ju lani enët, partneri i fshin. Kjo gjë
do të evitojë sindromën “e shtëpiakes që dërdëllit” nëpër shtëpi. Kini parasysh se së bashku duhet të jetoni për gjithë jetën (deri sa vdekja t’ju ndajë), ndaj kursejeni veten
për të ardhmen. Nuk do të përmbyset bota, nëse nuk i lan të gjitha rrobat brenda një dite.

Gjeni kohë për të ndenjur bashkë

Të paktën një herë në javë gjeni kohë për t’u ulur së bashku dhe për të kaluar kohë cilësore me njëri-tjetrin. Edhe nëse janë vetëm 10 minuta, para se të shkoni në shtrat, flisni, përkëdheluni dhe bëjini shoqëri njëri-tjetrit.

Mos pretendoni përsosmërinë

Kini parasysh se partneri juaj është njeri, si dhe ju. Mos pretendoni të jetë gjithë kohës me sytë drejtuar nga ju. Ka shumë gjëra të jetës që mund ta shpërqendrojnë: lodhja, puna e madhe, stresi, problemet shëndetësore në familje, shëndeti personal etj.

Bëni diçka të bukur për partnerin kur mund të jetë në një moment të vështirë

T’i ktheni shpinën apo të grindeni vazhdimisht për diçka, me shumë gjasa do t’ju bëjë të ndaheni. Një gjest mirëkuptimi do t’ju ndihmojë të ndiheni më pranë, duke e bërë më të lehtë kalimin e problemeve. Kjo vlen sidomos nëse keni ndjesinë se partneri nuk ju bën më aq shpesh komplimente apo gjëra të tjera të bukura. Filloni t’i bëni komplimente apo ta kënaqni me ndonjë dhuratë që i pëlqen. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe ai më pas.

Gjeni një gjë të bukur për t’ia thënë çdo ditë partnerit

Qoftë një kompliment për veshjen apo një falënderim për një ndihmë që ju ka dhënë, është gjithnjë bukur ta inkurajojë personi që ai dashuron. Edhe ju do të ndiheni
mirë pasi e keni bërë këtë veprim.

Mësoni nga gabimet tuaja

Kur kërkoni falje, tregoni edhe se ndiheni të keqardhur. Kjo tregon se nuk do ta bëni më të njëjtin gabim. Të kërkoni falje e, më pas, të bëni sërish të njëjtën sjellje të gabuar, i tregon partnerit se nuk ju ka ardhur edhe aq keq. Me kalimin e kohës, kjo gjë ul besimin e tij.

Mos mbani sekrete dhe evitoni dyshimin se ju tradhton

Është shumë e rëndësishme të jeni transparentë me partnerin, sepse tregon besimin që secili prej jush ka për tjetrin edhe në gjërat më të vogla. Nëse mbani sekrete, herët a vonë do të dalin në pah dhe do të jenë një problem për martesën tuaj. Ruajeni lidhjen të pastër dhe të hapur për të parandaluar dyshimet dhe xhelozinë. Mos i bëni gjërat për të marrë një reagim nga partneri. Nëse dikush në zyrë këmbëngul duke ju joshur, tregojini eprorit dhe kërkoni që ta lëvizin nga zyra juaj. Nëse ruani një aspekt të pastër dhe komunikim të

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat