Ju prezantojmë me krevatin që ju shpëton nga tërmeti

Life style

Ju prezantojmë me krevatin që ju shpëton nga tërmeti

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 06:37
Pamje nga video

Website-i teknologjik “Futurism” ka zbuluar pak kohë më parë një koncept kundër tërmeteve që vjen në formën e një krevati.

Sipas tij, shtrati mund t’ju shpëtojë jetën në rastet e tundjes së tokës. Kur sensorët e krevatit do të ndjejnë lëkundje, dysheku futet në një “sënduk” të sigurt.

Mekanizmi është i projektuar në qendër të krevatit pa na dëmtuar gjatë rënies. Ndërkohë, kapakët e “sëndukut” prej çeliku janë krijuar në mënyrë të tillë që të na mbajnë të sigurt derisa të mbarojë tërmeti.

Krevati do të ketë gjithashtu vend për mjetet e nevojshme, ujë dhe ushqim. Koncepti është projektim i kinezit Wang Wenxi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat