Miqtë janë qetësues natyralë dhe më të efektshëm sesa morfina - Bota Sot
Miqtë janë qetësues natyralë dhe më të efektshëm sesa morfina

Life style

Miqtë janë qetësues natyralë dhe më të efektshëm sesa morfina

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 15:45
Ilustrim

“Kur je i trishtuar, një mik hap zemrën tënde dhe të hedh një grusht dritë”, thotë një shprehje e Fabrizio Caramagna.

Epo ndihma e çmuar e njerëzve më të dashur për ne, për të kaluar nëpër periudha të vështira dhe madje edhe dhimbje fizike është konfirmuar nga shkenca: miqtë janë më të mirë se morfina!

Në lidhje me këtë gjë është folur prej shumë kohësh, por hulumtimi i ri i Universitetit Britanik të Oksfordit ka konfirmuar se miqtë ndihmojnë për t’i rezistuar më mirë dhimbjeve dhe për të mbajtur larg depresionin. E gjithë kjo është e mundur sepse, kur jemi nën shoqërinë e tyre, lëshohen shumë endorfina, substanca të dobishme për ne për të provuar ndjenja të mirëqenies, kënaqësisë dhe rregullimi të gjendjes shpirtërore.

A ekziston një lidhje midis shfaqjes së depresionit, niveleve më të ulëta të endorfinave dhe miqve të paktë? Sipas Katerina Johnson, koordinatore e studimit, përgjigja mund të ishte po: “Rezultatet janë interesante sepse hulumtimet e fundit sugjerojnë që qarku i endorfinës mund të ndërpritet nga çrregullime të tilla si depresioni dhe kjo gjithashtu mund të shpjegojë pse njerëzit në depresion shpesh bëjnë një jetë më të shkëputur nga shoqëria.”

Eksperimenti mbi të cilin u bazua studimi, u krye në një mënyrë shumë të thjeshtë. Së pari, studiuesit hartuan një pyetësor për 101 vullnetarë (midis 18 dhe 34), ku secili duhej të specifikonte aspektet kryesore të marrëdhënieve të tij shoqërore. Të gjithë iu nënshtruan një testi të vogël dhimbjeje, i cili konsistonte në qëndrimin në një pozicion shumë të pakëndshëm, për aq kohë sa ishte e mundur të rezistonin.

Nga ky eksperiment rezultoi që ata që kishin më shumë miq, ishin ata që rezistuan më mirë dhe më gjatë, duke treguar një tolerancë ndaj dhimbjeve, njësoj si në rastet kur merr morfinë. Miqtë, (konfirmon shkenca), janë qetësues të vërtetë natyralë, thjesht duhet të përfitoni nga kjo!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat