Një në pesë çifte fle veç e veç

Life style

Një në pesë çifte fle veç e veç

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 06:20
Foto ilustrim

Sipas një studimi të kohëve të fundit, 20% e amerikanëve flenë në dhoma të ndara. Kjo tendencë ka filluar të përhapet gjithnjë e më shumë edhe në Evropë, duke u dhënë një fytyrë të re marrëdhënieve moderne.

Të gjitha arsyetimet hyjnë në punë, që nga gërhitjet, zakonet e ndryshme të gjumit, hapësirat jetësore, etj.

Disa thonë se ndjehen të shokuar nga ky fenomen; të tjerët, se është në vazhdimësinë e evoluimit të lidhjeve.

Sipas një studimi të Fondacionit Amerikan të Gjumit, një një pesë çifte nuk fle më bashkë.

Kjo shifër, sipas shkencëtarëve, do të rritet edhe më shumë në vitet në vazhdim. Disa ndërtues banesash kanë parashikuar që tani ndërtimin e shtëpive me dy dhoma martesore.

Megjithatë, mos kujtoni se kjo modë është kalimtare; kjo ndarje natën ka shumë kohë që është vënë re.

Mbretëresha Elizabetë II dhe burri i saj, princi Filip, e kanë kuptuar se, që çifti i tyre të kishte jetëgjatësi, ata duhet të flinin veç e veç. Arsyet e këtij qëndrimi nuk janë zbuluar kurrë, por deri tani janë vërtetuar si efikase, sepse çifti ka më shumë 63 vjet që janë bashkë!

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Mbretëreshën Sofi të Spanjës dhe Mbretin Huan Karlos, që kanë 38 vjet që nuk flenë në krevatin bashkëshortor.

Përsa u përket heronjve të kohëve moderne, mund të citojmë regjisorin Tim Bartën dhe gruan e tij, Helena Bonham Karter, që për shkak të gërhitjeve, jetojnë në dy shtëpi ngjitur me njëra-tjetrën.

Një gjë është e sigurt, çdo çift ka mënyrën e vet të të jetuarit dhe, edhe kësaj radhe, janë anglo-saksonët që na sjellin tendencat e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat