Gjërat nga të cilat meshkujt duhet të heqin dorë, për të gjetur dashurinë e jetës - Bota Sot
Gjërat nga të cilat meshkujt duhet të heqin dorë, për të gjetur dashurinë e jetës

Life style

Gjërat nga të cilat meshkujt duhet të heqin dorë, për të gjetur dashurinë e jetës

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 12:48
Ilustrim

Më poshtë ju sjellim gjërat nga të cilat mashkulli duhet të heq dorë në mënyrë që të gjejë dashurinë. Kjo për shkak se për të gjetur femrën që gjithmonë kanë dëshiruar, duhet që fillimisht të përmirësojnë veten.

Zakonet e këqija

Ndoshta si mashkull jeni të tmerrshëm në kursimin e parave. Ndoshta nuk jeni komunikues i mirë. Ndoshta nuk ushqeheni shëndetshëm apo nuk stërviteni aq sa duhet. Për të qenë me femrën që doni, ju duhet të punoni për t’u bërë mashkulli i duhur. Është e vërtetë se femra e duhur do t’ju dashurojë për atë që jeni, por gjithashtu është e vërtetë se ajo do të mbajë standarde për veten dhe mashkullin që e lejon të futet në jetën e saj.

Mashkulli duhet të heq dorë nga nevoja për të mos qenë kurrë gabim

Asnjë lidhje nuk është gjithmonë e lumtur dhe me kohëra të mira, pavarësisht asaj çfarë mund të mendoni. Gjithmonë do të ekzistojnë mosmarrëveshje, fjalosje dhe, mbi të gjitha, kompromise. Kur këto situata të shfaqen, fleksibiliteti është çelësi për zgjidhjen e tyre. Ju nuk mund të veproni tërë kohën sikur vetëm ju keni të drejtë dhe të prisni që lidhja të funksionojë mirë.

Egon

Kur jemi në vitet e hershme të të 20-ve tona, ne jemi të pamposhtur. Nuk na nevojitet askush. Por, me pjekurinë vjen edhe koha kur kuptojmë se askush nuk është i përsosur dhe se duhet të mësojmë shumë. Shumë prej këtyre eksperiencave vijnë nga femra me të cilën biem në dashuri sepse ajo sjell perspektivë të re në jetën tonë. Por, në mënyrë që ta hapim veten ndaj këtyre eksperiencave, fillimisht duhet ta lëmë egon në të kaluarën!

Mashkulli duhet të largojë edhe papjekurinë e vet

Ndoshta shmangia e përkushtimit apo shmangia e romancës ju ka shërbyer mirë kur fundjavat i keni pasur të mbushura me kafene e diskoteka, por kur jeni duke u përpjekur të vini themelin e një të ardhmeje me një femër të pjekur, atëherë duhet të ndryshoni. Çiftet e suksesshme mësojnë dhe zhvillohen së bashku. Ato çifte piqen si individë dhe si ekip. Për të qenë pjesë e këtij ekipi, duhet të kuptoni se duhet të rriteni dhe t’i dhuroni femrës pasion, dashuri, sinqeritet dhe energji.

Mashkulli duhet të heq dorë edhe nga planet afatshkurta

Kur jemi të rinj, është normale të mendojmë më pak për të ardhmen dhe më shumë për të tashmen. Por, kur gjërat fillojnë të ndryshojnë, femrat gjithmonë preferojnë një mashkull tek i cili mund të mbështeten në periudha afatgjate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat