Shokon 23 vjeçari: Bëj seks me motrën e të fejuarës dhe...

Life style

Shokon 23 vjeçari: Bëj seks me motrën e të fejuarës dhe...

Nga: Bota sot Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 13:56
Ilustrim

Një djalë 23 vjeçar ka rrëfyer për The Sun, se në natën e festës së fejesës, ka bërë seks me motrën e saj, përcjell Bota sot.

Ai thotë se që nga ajo natë ai bën seks me të sa herë që kanë mundësi dhe se po dashurohet në te.

Por, ai thotë se nuk e di si të veprojë, derisa jeton me të fejuarën dhe e do atë.

Letra e plotë e tij:

Po bëj seks sa herë që po e kam mundësinë, me motrën e vogël të të fejuarës time.

Nuk mund t’i rezistoj asaj por e dua të dashurën time.

Partnerja ime dhe e kam njohur në universitet. Unë jam dizajner grafik dhe ajo punon në bankë.

Unë jam 23 e ajo 24.

Së fundmi kemi blerë një banesë bashkë dhe po mendojmë të krijojmë familje.

Gjërat shkuan shumë mirë dhe unë i propozova asaj. E dashura ime ishte në hënë dhe ne planifikuam festën e fejesës.

Ne kaluam kohë të bukur bashkë me familjen dhe shoqërinë. Nga ora 1 e dashura ime shkoi në shtrat.

Të gjithë shkuan, duke na lënë mua dhe motrën e saj që ta pastrojmë shtëpinë.

Ajo është e mrekullueshme, 19 vjet dhe është në universitet. Ne filluam të flisnim për mbrëmjen dhe planet për dasmën, derisa ajo më tha se gjithmonë kishte dashur që të ketë diçka me mua.

Unë u shokova por isha flirtues. U rrotullova tek ajo dhe i thash: Apo mendon për këtë?

Ndërsa ajo u lëshua në duart e mia.

Ne pimë edhe disa gota dhe më pas bëmë seks të mahnitshëm në dhomën e pritjes.

E fejuara ime kishte dalë herë në mëngjes dhe kur motra e saj erdhi tek unë nga dhoma e saj, nuk munda t’i rezistoj dhe bëra sërish seks me të.

Ne të dy thamë se nuk do të duhej të ndodhte por e pranuam se ishte i mrekullueshëm.

Një javë pas kësaj, e fejuara ime shkoi në një trajnim. Natën e parë po shikoja një film derisa motra e saj u paraqit me një shishe verë.

E ftova atë brenda dhe e pashmangshmja ndodhi. Ne po bëjmë seks kudo që po mundemi dhe unë po dashurohem në të.

E di që duhet ta ndal këtë aferë por unë jam shumë e dhënë pas saj. E kam menduar të ndahem nga e fejuara por nuk dua ta humbas atë.

Përgjigja e psikologes:

Ti je duke ecur në një linjë të rrezikshme dhe e di këtë. T’i tregosh të fejuarës tënde të vërtetën do të jetë shkatërruese e po ashtu do të jetë rrënim në familje.

Duket sikur ka ngjashmëri në mes të fejuarës tënde dhe motrës së saj, për atë të tërheq, por ti nuk mund t’i kesh të dyja.

Bëhu i drejtë dhe thuaj vajzës së të fejuarës që afera ka përfunduar, ose të paktën derisa ta zgjidhësh lidhjen aktuale.

Ti nuk duhet të martohesh derisa të jesh 100 për qind i sigurt se e do të fejuarën tënde.

Nëse marrëdhënia juaj përfundon, duhet të presësh kohë të gjatë që të jesh me motrën e saj./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat