5 gjëra që s’duhet t’i ndani kurrë me të dashurin

Life style

5 gjëra që s’duhet t’i ndani kurrë me të dashurin

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 10:08
Ilustrim

Ti ndan zemrën me të dashurin/ën tënd dhe në disa raste ndan shtratin, madje edhe qenin, por përtej këtyre gjërave që ju bëjnë të lumtur kur i ndani me të, ekziston një zonë tjetër. Ajo e privatësisë, që ju përket vetëm ju dhe askujt tjetër. Për të dalë menjëherë në temë, ka një listë me gjëra që do të ishte më mirë t’i mbanit për vete. Vetëm për vete.

1.Hapësirën dhe zakonet e tualetit

Ka çifte që janë të lumtur kur i lajnë dhëmbët bashkë në të njëjtën kohë, ka që bisedojnë ndërkohë që njëri po lahet dhe tjetri është ulur, ashtu siç ka të tjerë që janë rritur me kulturën e privatësisë absolute gjatë kohës që janë në tualet. Është e rëndësishme ta diskutoni me partnerin dhe nëse s’ndiheni mirë, mos lejoni kurrsesi të ndani një moment si ky.

2. Prehëset e thonjve

I dashuri yt mund të bëjë pjesë tek njerëzit që nuk i pastron thonjtë rregullisht, kështu që pse të marrësh mikrobe të tjera? Nëse nuk e dini, përmes thonjve merren infeksione të rënda bakteriale.

3. Miqtë dhe jetën sociale

Të keni miqësi të përbashkët është interesante, por është shumë e rëndësishme që secili të kalojë kohë me shokët/shoqet e tij/saj. Jeta sociale është e juaja dhe s’ka pse ndryshon apo t’ju bëjë të ndiheni në faj vetëm se tani keni dikë në krahë.

4.Antidjerësa

Në asnjë rast të vetëm. Mos e mendoni dy herë. Shpirti yt binjak duhet ta dijë mirë këtë.

5. Furçat e dhëmbëve

Ndonëse teorikisht, do thoni që “ndërhyni” nëpër gojën dhe dhëmbët e njëri tjetrit, furçet ju përkasin vetëm ju. Sado shumë ta doni partnerin tuaj, mos përdorni furçen e tij/saj. Kursejini vetes ca mikrobe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat