Nesër dita më e mundshme për t’u ndarë nga partneri? Mësoni pse - Bota Sot
Nesër dita më e mundshme për t’u ndarë nga partneri? Mësoni pse

Life style

Nesër dita më e mundshme për t’u ndarë nga partneri? Mësoni pse

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 19:28
Ilustrim

Është periudha më e bukur e vitit, por nuk do të jetë më e tillë nëse ju ndaheni nga partneri pak para Krishtlindjes.

Sipas studimeve britanike, rezulton se çiftet janë më tepër të pritur për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre deri më 6 dhjetor, e nëse nuk ndodh në këtë datë… atëherë mund të ndodhë vetëm pas janarit e në vijim.

Sezoni i festave është i mbushur me emocione, por shpesh herë edhe me debate mes çifteve, e kjo natyrshëm pas stresit që përjetohet gjatë përgatitjeve festive, dhuratat për të afërmit, vizitat tek të familjarët, e kështu me radhë.

Sipas një sondazhi të bërë nga  Hillarys.co.uk, rezultoi se data 6 dhjetor ishte më e “votuara” për tu ndarë, ndërsa personat e marrë në pyetje thanë se pas kësaj datë “është e dhimbshme t’i japësh duart tjetrit”, shkruan Mirror.

E sa u përket arsyeve që ata jepnin për një vendim të tillë, më shumti lidhej me faktin se pasioni mes tyre ishte shuar e kjo binte më tepër në sy këtë muaj festiv, por mes arsyeve u renditën edhe ato për tradhti, gjendja ekonomike dhe stresi I festive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat