Këtë gjë meshkujt e duan më shumë se seksin

Life style

Këtë gjë meshkujt e duan më shumë se seksin

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Mesa duke qenka diçka që gratë vështirë mund ta bëjnë.

Sa herë në jetë e kemi dëgjuar frazën se “Meshkujt duan vetëm seks”. Seksi është i mrekullueshëm në çdo moshë, por është diçka shumë më e rëndësishme sesa seksi, por është diçka që meshkujt vështirë e kanë ta pranojnë, dhe gratë vështirë ta japin.

Por, çka dëshirojnë meshkujt më shumë se seksin? Ne gjithë kemi dëgjuar se gratë kanë nevojën për tu ndjerë në dashuri për të bërë seks, ndërsa meshkujt duhet të bëjnë seks për tu ndjerë të dashur, raporton “The good Man project”.

Sigurisht nevoja për kënaqësi seksuale është e pranishme tek meshkujt, por është një nevojë më e thellë. E quajnë ‘Port i sigurtë’

Bota e burrave, është një botë e konkurrencës. Në nivelin më bazikë, meshkujt konkurrojnë me meshkujt e tjerë për të fituar zemrën e një femre. Meshkujt bëjnë hapin, ndërsa gratë vendosin se cilin mashkull të zgjedhin.

Meshkujt dëshirojnë të ndjehen të sigurt pranë një femre, ata kërkojnë një port të sigurt, që të jenë vetvetja dhe mos të pretendojnë sikur janë dikush tjetër dhe ato të i pranojnë për atë që janë. Meshkujt, nuk duan vetëm seks, ata duan të përkëledhen nga gratë e tyre, por shpesh herë e kanë të vështirë ta kërkojnë këtë gjë, sepse zakonisht kjo dëshirë kërkohet nga femrat e jo nga ata.

Meshkujve ju duhet një kohë tejet e gjatë për të pranuar se ata dëshirojnë të kenë një ‘port të sigurt’, të pranohen dhe mbështeten nga një grua. Duhet shumë kurajo që ata ta bëjnë një grua të kuptojnë që ai ndoshta dëshiron seks, por mbi të gjitha ai ka dëshirën dhe nevojën për siguri dhe dashuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat