Studimet tregojnë se të gjithë i kemi 3 shanse për të rënë në dashuri - Bota Sot
Studimet tregojnë se të gjithë i kemi 3 shanse për të rënë në dashuri

Life style

Studimet tregojnë se të gjithë i kemi 3 shanse për të rënë në dashuri

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 19:37
Ilustrim

Përgjatë jetës, ne biem në dashuri dhe më pas ndahemi, ndonjëherë vetëm për tu bërë bashkë përsëri.

Disa njerëz hynë në botën tonë, e disa të tjerë largohen, duke na bërë ne të përjetojmë emocione dramatike që nuk e kemi menduar kurrë që mund ta përjetojmë, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Por, psikologët kanë treguar se në përgjithësi njeriu mund të bie në dashuri vetëm 3 herë. Dhe secila përvojë është e rëndësishme dhe e nevojshme, raporton “Bright Side”.

Dashuria si në përralla

Shumë shpesh, dashuria jonë e parë vjen kur jemi shumë të rinj. Na duket sikur një ndjenë që e kemi lexuar vetëm në përralla. Kështu, ne e idealizojmë dhe besojmë që është e përjetshme.

Ne refuzojmë t’i kushtojmë rëndësi dhe vëmendje problemeve të vogla dhe jemi gati për të sakrifikuar principet tona për shkak dashurisë.

Dashuri e komplikuar

Dashuria e dytë në jetën tonë është e komplikuar. Jemi me besim se kemi mësuar nga përvoja e kaluar, dhe ne mundohemi të zgjedhim një partner tërësisht të ndryshëm. Të paktën kështu mendojmë.

Ne kemi shumë gjasa të manipulohemi, të gënjehemi apo edhe të lëndohemi. Dashuria e dytë është me shumë drama dhe me pak momente të lumturisë.

Dashuri e matur

Dashuria e tretë shfaqet në jetën tonë atëherë kur kemi hequr dorë nga pritja. Nuk shfaqet për të qenë perfekte. Për është një dashuri e karakterizuar me një lehtësi të jashtëzakonshme-diçka që nuk  mund të shpjegohet me fjalë.

Në këtë fazë të jetës me nuk kemi pritshmëri. Ne nuk e humbim kohën për të menduar për kualitetet që dashuria e jetës mund të i posedojë. Kështu, ne më në fund jemi gati ta pranojmë partnerin për atë që ata janë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat