Çfarë nuk duhet t’i thoni partnerit kur ai është me nerva? Disa këshilla

Life style

Çfarë nuk duhet t’i thoni partnerit kur ai është me nerva? Disa këshilla

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 06:45
Ilustrim

Shumica prej jush me siguri janë gjendur në një konflikt me partnerin, pasi nuk e kanë kuptuar që ai nuk është në humor dhe kanë thënë fjalë që e kanë bërë atë akoma edhe më shumë me nerva. “Puna” e partneres (dhe anasjelltas), kur gjysma e tij më e mirë nuk ka kaluar një ditë të këndshme është ta bëjë atë ta kalojë sa më lehtë një situatë të caktuar. Prandaj, është e rëndësishme të dini se çfarë nuk duhet t’i thoni partnerit kur nuk është në ditën e tij më të mirë:

Minimizimi

Mos e minimizoni situatën. Mos i trajtoni problemet ose arsyet pse ai është me nerva si të parëndësishme. Frazat e tipit “Nuk është asgjë”, “Pse po e bën kaq të madhe” duhet shmangur, sepse nëse i thoni, ai do të mendojë se ndjenjat e tij nuk kanë rëndësi për ju.

Ankesat

Sapo ai fillon të shfryhet tek ju për arsyen që e ka bërë me nerva, filloni të tregoni edhe ju problemet tuaja. Nuk është momenti i duhur. Duhet ta dëgjoni me vëmendje partnerit, pasi në këtë rast ai ka nevojë për ndihmë.

Tërheqja

Është e vërtetë që kur njerëzit bëhen nervozë, thonë edhe fjalë që mbase nuk i mendojnë. Mirëpo, nëse gjatë komunikimit me partnerin ju vendosni të tërhiqeni, duke i thënë se “Diçka nuk është në rregull me ty”, kjo gjë do ta bëjë atë të ndihet më keq. Mundohuni t’i qëndroni pranë, në vend që të tërhiqeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat