Historia e vënies së orës në dorën e majtë dhe arsyeja se përse nuk vlen më ky rregull

Life style

Historia e vënies së orës në dorën e majtë dhe arsyeja se përse nuk vlen më ky rregull

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 16:53
David Beckham

Në rast se nuk e keni ditur, ‘rregulli’ për mbajtjen e orës vetëm në dorën e majtë ka një histori interesante.

Vënia e orës në dorën e majtë iu mundëson personave që e kanë dominuese dorën e djathtë të manovrojnë më lehtë me aktivitetet e tyre.

Pra, nëse jeni djathtak, më lehtë e keni ta shikoni orën në dorën e majtë kur jeni duke punuar diçka, si dhe rreziku për ta dëmtuar orën është më i vogël nëse e vini në dorën që nuk e keni dominuese.

Në fakt, orët e dorës kanë filluar të bëhen të njohura rreth kohës së Luftës së Boerit.

Atëherë, ushtarët kishin arritur që orët e xhepit me ndihmë të një rripi të lëkurës t’i shndërronin në orë dore.

Ato përdoreshin nga zyrtarët e lartë për koordinimin e aktiviteteve ushtarake, ndërkaq ishin të çuditshme dhe me madhësi të madhe.

Ndër tjerash, ato gjithashtu ishin tejet delikate; orët e xhepit (nga të cilat ishin bërë orët e dorës) kanë rrota të mëdha të balancimin dhe thyhen lehtë nëse e përplasni orën në ndonjë objekt.

Kështu, ushtarakët i vinin ato orë në dorën të cilën nuk e kishin dominuese në mënyrë që të shmangnin dëmtimin e tyre.

Por, ndonëse ky ‘rregull’ është i kamotshëm dhe njerëzit të cilët nuk i binden këtij rregulli përqeshen nga tjerët për “mungesë mode”, faktikisht ekspertët e protokollit dhe etikës tregojnë se më ky rregull nuk është i vlefshëm.

Sipas tyre, orën gjithmonë duhet ta vini në dorën e cila ju përshtatet juve më së shumti dhe e cila ju bën të ndiheni rehat.

Kësisoj, nuk ka rëndësi a jeni mëngjarashë apo djathtakë, gjithmonë orën mbajeni në cilëndo dorë që ndiheni më rehat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat