Mësoni çfarë zbulon forma e fundshpinës për shëndetin tuaj - Bota Sot
Mësoni çfarë zbulon forma e fundshpinës për shëndetin tuaj

Life style

Mësoni çfarë zbulon forma e fundshpinës për shëndetin tuaj

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 21:04
Ilustrim

Në zonat e trupit ku ka më shumë yndyrë (përfshirë edhe fundshpinën) mund të parashikohet gjendja e zemrës dhe enëve të saj

Gratë që janë të kolme në pjesën e vitheve, janë më të rrezikuara nga presioni i lartë i gjakut ose goditja në tru. Pra, kjo zonë mund të tregojë shumë për shëndetin tuaj.

Më poshtë do të mund të lexoni se çfarë problemesh shëndetësore mund të keni nisur nga forma e fundshpinës suaj:

Forma katrore

Kjo formë tregon se nuk ushtroheni sa duhet ose keni zgjedhur programin e gabuar për trajnimin tuaj që nuk po ju ndihmon të digjni yndyrën në vende të vështira. Gjithashtu, mund të shkaktohet nga një hormon i cili quhet kortizol që mund të provokojë probleme me gjumin.

Nëse fundshpina juaj është në formë katrore, keni një metabolizëm të mirë dhe fitoni peshë proporcionalisht.

Rekomandime:

Numëroni kaloritë tuaja, por nuk ka nevojë të jeni në një dietë të rreptë. Është më mirë t’i kushtoni vëmendje shpatullave dhe kofshëve.

Forma zemër

Personat që e kanë fundshpinën në formë zemre, kanë tendencë ta humbasin yndyrën lehtë, por kur e fitojnë dhjami shkon në të pasmet e tyre.

Nëse kofshët dhe vithet tuaja janë shumë të mëdha për shkak të yndyrës, ato mund t’ju tregojnë se jeni në dietë të gabuar, që nivelet e aktivitetit tuaj janë të ulëta dhe keni një stres të madh. Si për burrat, ashtu edhe për gratë mund të sinjalizojë që ka konsum të tepruar alkooli.

Rekomandime:

▪ Rishikoni dietën tuaj. Konsumoni më shumë proteina, perime dhe fruta.
▪ Përqendrohuni në stërvitjen e pjesës së poshtme të trupit tuaj. Vrapimi dhe ecja mund të jenë shumë të dobishme për ju.

Trekëndësh i përmbysur

Me moshën, dhjami nga fundshpina jonë fillon të lëvizë në pjesë të tjera të trupit. Kjo mund të ndodhë për shkak të niveleve të ulëta të estrogjenit.

Mund të çojë në probleme të zemrës, depresion, kocka të dobëta, rreziqe të infeksioneve urinare dhe shtim në peshë.

Rekomandime:

▪ Mirëmbani dietën tuaj.
▪ Mbroni zemrën tuaj nga dhjami. Bëni stërvitje rregullisht.
▪ Konsultohuni me një specialist (mjekun tuaj) se cili lloj trajnimi është më i përshtatshmi për ju.

Forma e rrumbullakët

Kjo është forma e një personi të shëndetshëm. Gjithçka është proporcionale.

Rekomandime:

Konsumoni kalori sipas peshës së trupit tuaj dhe mos i harroni stërvitjet fizike. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat