Ky është masazhi 'Yoni' që po çmend vajzat në të gjithë botën

Life style

Ky është masazhi 'Yoni' që po çmend vajzat në të gjithë botën

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 06:35
Ilustrim

Të gjithë kemi dëgjuar për masazhe të këndshme dhe erotike, por tani është radha e "Yoni"-t!  Dhe përkundrejt asaj që shumë njerëz mendojnë, ky lloj masazhi nuk është i ideuar totalisht drejt përjetimit të orgazmës! Përfitimet janë shumë më të mëdha!

Sipas disa ekspertëve, praktika e masazhit yoni ka të bëjë me prekjen eksploruese. Ka për qëllim të çlirojë tensionin, për të cilin ata pretendojnë se mund të rrisin ndjeshmërinë vaginale, të zvogëlojnë ankthin dhe madje të shërojnë traumat e së kaluarës. Ne biseduam me trajnerin e seksit Tantric, Alexey Kuzmin dhe mentoren e shërimit seksual të grave, Grace Hazel për të mësuar më shumë.

"Qëllimi i vetëm i një masazhi seksual është të arrijë kulmin. Por masazhi yoni është shumë më tepër sesa thjesht stimulim i trupit. Sigurisht, një orgazëm mund të ndodhë në mënyrë spontane, por një masazh i vërtetë yoni nuk ka ndërmend të "kënaq" vetëm për momentin, por për t'ju ndihmuar të bëheni më të kënaqur me jetën tuaj seksuale në planin afatgjatë", thonë ekspertët.

"Masazhi në vetvete i ka rrënjët në teknikën seksuale Tantric dhe përdor një prekje të veçantë brenda vaginës, e cila synon të çlirojë tensionin dhe të zhvillojë ndjenjën në atë zonë, duke çuar në një jetë më të mirë seksuale dhe madje të përmirësojë mirëqenien emocionale. Ndërsa shumica e klientëve të mi ndjejnë një lloj ankthi, mpirje ose dhimbje gjatë seksit dhe shpresojnë të eksplorojnë dhe zhvillojnë përvojën e tyre seksuale, masazhi yoni ka fuqinë për të shëruar traumën seksuale të së kaluarës".

Këto janë pretendime tepër të guximshme. Por me përfitime të tilla të jashtëzakonshme, nuk është çudi që masazhet yoni të "pushtojnë" botën. Masazhi vetë si procedurë mund të zgjasë diku nga një orë deri në tre dhe të kushton 100 euro e sipër çdo seancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat